Hoxha: Bashkëpunim me Ekipin e OKB-së në fusha kyçe që mbështesin integrimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i pranishëm në Forumin Diplomatik të Antalias 2026, Turqi, zhvilloi një takim me Nënsekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary DiCarlo

Screenshot

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i pranishëm në Forumin Diplomatik të Antalias 2026, Turqi, zhvilloi një takim me Nënsekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary DiCarlo

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se “në një kohë kur bota përballet me sfida gjithnjë e më komplekse dhe multilateralizmi vihet përballë provave të vazhdueshme, diskutimet tona u përqendruan te çështje me rëndësi të veçantë – nga dinamikat e sigurisë globale te stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor, si dhe tek domosdoshmëria për të forcuar bashkëpunimin dhe për të mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

“Rikonfirmova partneritetin e palëkundur të Shqipërisë me Kombet e Bashkuara dhe angazhimin tonë të vendosur ndaj parimeve të Kartës së OKB-së, si dhe nevojën për t’ju përgjigjur me vendosmëri kërcënimeve në zhvillim ndaj paqes dhe sigurisë”, shprehet kryediplomati.

Hoxha theksoi se “do vijojmë të punojmë ngushtë me Ekipin e OKB-së në Shqipëri në fusha kyçe që mbështesin drejtpërdrejt prioritetin tonë kombëtar – anëtarësimin në Bashkimin Evropian në kuadër të #Horizon2030 – veçanërisht në prag të Raportit Kombëtar Vullnetar që Shqipëria do të paraqesë në korrik”.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…