
Hoxha takim me homologun portugez: Mbështetje për rrugën e anëtarësimit në BE
Ndërsa ndodhet në Antalia të Turqisë për Forumin e Diplomacisë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi takim me homologun portugez, Paulo Rangel.

Ndërsa ndodhet në Antalia të Turqisë për Forumin e Diplomacisë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi takim me homologun portugez, Paulo Rangel.
Hoxha theksoi në një postim në rrjetin social X se në takim mori mbështetje për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, intensifikimin e bashkëpunimit edhe në tregti, turizëm, arsim dhe kulturë.
Ky është takimin i parë dypalësh mes homologëve.
“Rikonfirmuam miqësinë e fortë dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Portugalisë, si edhe u dakordësuam mbi nevojën e intensifikimit të dialogut politik. Gjithashtu, diskutuam mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin në tregti, turizëm, arsim dhe kulturë”, shkroi Hoxha në lidhje me takimin.
Kryediplomati shqiptar shtoi se në bisedë vëmendje të veçantë I është kushtuar rëndësisë së ruajtjes së multilateralizmit, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
“Shpreha mirënjohjen e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Portugalisë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE, ndërsa vijojmë të avancojmë me hapa konkrete në procesin e negociatave”, vijoi ministry Hoxha.
Burimi ATSH



















