Spanja mbështet Shqipërinë në fushën e infrastrukturës dhe energjisë

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi


Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi, të cilit i përcolli urimet e tij për emërimin e fundit në krye të ministrisë.

Gjatë takimit, të dyja palët trajtuan çështje kyçe që lidhen me infrastrukturën dhe transportin, me vëmendje të veçantë ndaj sektorit hekurudhor, fushë në të cilën Spanja është një referencë dhe lider botëror falë përvojës së saj të gjerë dhe nivelit të lartë të zhvillimit.

Gjithashtu, u diskutuan tema që lidhen me energjitë e rinovueshme dhe interesin e madh të kompanive spanjolle për të marrë pjesë aktivisht në tranzicionin energjetik të Shqipërisë.

Ambasadori i rikonfirmoi ministrit Karakaçi mbështetjen e plotë të Spanjës në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë, duke vënë në dispozicion përvojën spanjolle për të kontribuar në afrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian, si edhe mbështetjen e vazhdueshme që Spanja i jep vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…