
Xi Jinping i paraqet Kryeministrit të Spanjës qëndrimin e popullit të Kinës për çështjet që shqetësojnë botën
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez Pérez-Castejón është këto ditë prilli në Kinë për një vizitë zyrtare. Ai u takua në datën 14 prill 2026 me Presidentin kinez Xi Jinping.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez Pérez-Castejón është këto ditë prilli në Kinë për një vizitë zyrtare. Ai u takua në datën 14 prill 2026 me Presidentin kinez Xi Jinping, i cili, në këtë takim shumë të rëndësishëm, parë kjo rëndësi edhe në këndvështrimin e gjendjes aktuale ndërkombëtare, theksoi se “pavarësisht kompleksitetit dhe paqëndrueshmërisë në nivel global, marrëdhëniet midis Kinës dhe Spanjës janë zhvilluar gjithmonë në mënyrë të qëndrueshme dhe kanë qenë marrëdhënie të ndërtuara me një vendosmëri strategjike”.
Bazuar në parimet e bashkëjetesës paqësore, të ardhmes së përbashkët dhe parimet e menaxhimit shkencor, Kina përherë ka marrë vendimet e duhura në kohën e përshtatshme, bazuar në interesa të përbashkëta, jo vetëm në ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe por edhe në kuadër të marrëdhënieve shumëpalëshe, drejt një të ardhmeje ku fatet e njerëzimit përcaktohen nga qartësia e vendimeve dhe cilësia e veprimeve, mbështetur në respektin reciprok dhe marrjen e përgjegjësive reale për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të saj dhe për tërë globin.
Pikëpamja e Presidentit të Kinës Xi Jinping, të cilën ai ja bëri të ditur në mënyrë eksplicite Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejón, është se “faktet kanë vërtetuar që thellimi i bashkëpunimit është në interes të popujve të të dy vendeve dhe kjo jo vetëm që përputhet tërësisht me trendin e kohës, por rrit edhe forcën e besimin e të dyja palëve, për të ndjekur rrugën e pavarësisë dhe të vetëmjaftueshmërisë”.

Presidenti kinez Xi Jinping u bisedua me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez Pérez-Castejón/Foto nga Xinhua
Ai më tej shtoi se duket që tashmë jemi në një situatë kur të dyja palët, si Kina, ashtu dhe Spanja, “duhet ta vendosin gjithmonë zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Spanjë në një pozicion të rëndësishëm në politikat e jashtme të njëra-tjetrës, si dhe të mbështesin njëra-tjetrën në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”.
Për Kinën është e thjeshtë. Kina zhvillohet në mënyrë strategjike, bazuar në plane pesë – vjeçare, me objektiva strategjike dhe operacionale dhe me një plan veprimi të qartë dhe të miratuar nga niveli më i lartë drejtues i kombit, që është nivel politik dhe administrativ. Kjo bën që planet e saj të jenë të formuluara dhe të aplikuara në praktikë në mënyrë të qartë dhe ajo që është më e rëndësishme është se ky aplikim është shumë transparent, i mbikëqyrur transparentisht dhe lehtësisht i kontrollueshëm nga kushdo. Kjo e bën Kinën mjaft të respektuar dhe të mirëpranuar në arenën ndërkombëtare. Pikërisht kjo qasje e Kinës e bën atë edhe shumë të besueshme në arenën globale si një partner politik, ekonomik, social dhe zhvillimor për këdo, cilidoqoftë shtet i madh apo i vogël, i zhvilluar, në zhvillim, apo edhe i pazhvilluar. Këtë e tregojnë më së miri edhe angazhimet e Kinës në arenën ndërkombëtare sidomos nismat e saj dhe projekti madhështor “Një Brez dhe Një Rrugë”.
Kina tashmë është në rrugën e pandalshme për të çuar përpara modernizimin e plotë në stilin kinez, duke bërë të qartë se ajo kërkon që të ndajë vizionin e saj me pjesën tjetër të botës, përmes hapjes në nivel të lartë, duke sjellë besim dhe momentum vrulli në rritjen ekonomike globale përmes zhvillimit të saj të qëndrueshëm.
Duket se edhe për Kinën edhe për Spanjën duhet të shfrytëzohen sa më shumë mundësitë, që të dy vendet të ndjekin së bashku zhvillimin krijues dhe inovativ, të mbështetur në standarde dhe të forcojnë bashkëpunimin në (1) tregti, (2) energjinë e rinovueshme dhe (3) ekonominë inteligjente, që sipas pikëpamjes kineze mund dhe duhet të realizohet “duke nxitur shkëmbimet kulturore, arsimore dhe sportive, kërkimin e përbashkët shkencor dhe promovimin njëkohësisht edhe të partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis dy vendeve, për të arritur rezultate më të mëdha dhe për të sjellë më shumë përfitime për popujt e dy vendeve.
Xi Jinping në fjalën e tij theksoi se “bota e sotme plot kaos, po përballet me një garë midis drejtësisë dhe pushtetit. Mënyra se si një komb e trajton të drejtën dhe rendin ndërkombëtar, pasqyron botëkuptimin e tij, konceptin e tij të rendit, vlerat e tij dhe ndjenjën e tij të përgjegjësisë. Kina dhe Spanja janë dy vende me parime moralisht dhe etikisht të drejta, ndaj duhet (1) të forcojnë komunikimin, (2) të konsolidojnë besimin e ndërsjellë dhe (3) të bashkëpunojnë ngushtë për t’iu kundërvënë regresionit të botës drejt ligjit të xhunglës, (4) të mbrojnë së bashku multilateralizmin e vërtetë, (5) të mbështesin sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelb, si dhe rendin ndërkombëtar, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, (6) të promovojnë një botë shumëpolare të barabartë dhe të rregullt, globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.
Nga ana e tij, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejón, deklaroi se “gjatë katër viteve të fundit, ai ka bërë katër vizita në Kinë, gjë që pasqyron rëndësinë e madhe që të dyja palët u japin marrëdhënieve midis vendeve dhe rëndësisë që ka për Spanjën konsultimi me një partner të besueshëm siç është Kina dhe drejtuesi i popullit të Kinës, Xi Jinping, për çështjet që qendrojnë përballë komunitetit botëror”.
Kryeministri i Spanjës vlerësoi në takim “investimet kineze në Spanjë dhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën, që kanë nxitur ndjeshëm edhe zhvillimin ekonomik të Spanjës”. Spanja tha ai “(1) i përmbahet fort parimit të një Kine të vetme, (2) e vlerëson shumë statusin e Kinës si një fuqi e madhe dhe (3) është e përkushtuar për të zhvilluar një partneritet të shëndoshë strategjik me Kinën”.
Sipas Kryeministrit të Spanjës, vendi i tij “shpreson të forcojë bashkëpunimet në (1) tregti, (2) investime, (3) energjinë e rinovueshme dhe në (4) fusha të tjera, si dhe (5) të promovojë shkëmbimet kulturore. Duket se edhe pikëpamja e Spanjës është parelele e pastër me pikëpamjen e Kinës se “një paqe e qëndrueshme për njerëzimin, mund të arrihet vetëm duke mbështetur multilateralizmin e duke promovuar një botë shumëpolare, përballë një situate ndërkombëtare komplekse, sfiduese dhe të mbushur me konflikte të të shpeshta, të cilat nuk i interesojnë popujve dhe botës”.
Kryeministri Pedro Sánchez Pérez-Castejón në fjalën e tij theksoi se “Spanja mbështet në mënyrë aktive katër iniciativat globale të propozuara nga Presidenti Xi Jinping. Populli spanjoll është i gatshëm të ruajë komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me Kinën, për të adresuar së bashku (1) sfidat në gjeopolitikën ndërkombëtare, (2) proteksionizmin tregtar, (3) ndryshimet klimatike dhe (4) për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe multilateralizmin.
Spanja sidomos kohët e fundit ka treguar se e kundërshton hapur një “Luftë të re të Ftohtë” dhe “shkëputjen”. Ajo mbështet (1) vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunikimit, (2) përmirësimin e mirëkuptimit dhe (3) forcimin e bashkëpunimit midis Evropës dhe Kinës, sepse zhvillimi i shëndetshëm i marrëdhënieve BE-Kinë është në interesin e përbashkët të të dyja palëve dhe favorizon gjithashtu edhe paqen dhe stabilitetin botëror.
Vizita së fundmi e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez në Kinë, në vazhdën e vizitave të tij të mëparshme, tregon rëndësinë në rritje të marrëdhënieve dypalëshe dhe në kuadër të marrëdhënieve Kinë – BE dhe takimi i kryeministrit të Spanjës me Presidentin e Kinës, rikonfirmon nivelin e lartë strategjik të dialogut, duke e vënë theksin në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe politik.
Spanja së fundmi ka treguar se mban një qëndrim të pavarur në lidhje me çështjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe se ajo ndjek një politikë të jashtme mjaft të balancuar, krahasuar me disa vende të tjera të rëndësishme në botë dhe në Bashkimin Evropian. Kjo tregon se Spanja ka tashmë një autonomi strategjike në vendimmarrjen ndërkombëtare dhe mund dhe duhet të shërbejë edhe si një balancë për ruajtjen e forcimin e marrëdhënieve të mira dhe në përmirësim midis Kinës dhe Perëndimit në tërësi. Kjo sepse Sánchez e ka nënvizuar shpesh rëndësinë që ai i jep pikëpamjes së Presidentit të Kinës, Xi Jinping për multilateralizmin si një alternativë më e mirë se sa polarizimi në arenën globale dhe ka treguar se ai dhe Spanja mbështet dialogun, diplomacinë transparente dhe zgjidhjet paqësore të konflikteve, duke mbështetur fuqishëm rolin e organizatave ndërkombëtare dhe rendit global të bazuar në rregulla.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez Pérez-Castejón përjetoi produktet më në modë elektronike dhe provoi automjetet elektrike Xiaomi/Foto nga guancha.cn
Spanja është duke e shtuar peshën e saj diplomatike dhe ekonomike në arenën ndërkombëtare. Ajo pozicionohet si urë lidhëse mes Evropës, Amerikës Latine dhe rajoneve të tjera dhe zëri i saj konsiderohet gjithnjë e më i rëndësishëm në çështjet globale.
Fuqia e gjuhës dhe kulturës spanjolle është me ndikim të madh në arenën globale, sepse (1) spanjishtja është një nga gjuhët më të folura në botë (me ndikim global), (2) komuniteti hispanik ka shtrirje të gjerë në disa kontinente dhe (3) lidhjet kulturore dhe historike forcojnë ndikimin “soft power” të Spanjës në botë.
Duhet shtuar se ka edhe disa paralele të rëndësishme kulturore në lidhje me përkatësinë hispanike sepse kjo përkatësi ka disa elemente të forta identiteti, shumë të ngjashme në disa aspekte me kulturat aziatike sidomos kur bëhet fjalë për (1) traditat, (2) familjen, (3) historinë, etj., dhe është pikërisht kjo ajo që krijon baza për mirëkuptim dhe bashkëpunim më të lehtë ndërkulturor.
Duket se Spanja dhe populli i saj janë të vetëdijshëm se mund dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes kaotike në botë dhe ata shikojnë te Kina një partner real për objektivat e mijëvjeçarit dhe një botë multipolare në zhvillim të pandërprerë.
Burimi CGTN



















