Duka në Samitin e Diasporës: Kombëtarja bashkon shqiptarët kudo

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në panelin “Diaspora shqiptare dhe fuqia e sportit”, në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare që u zhvillua në Tiranë në datat 13-15 prill 2026.


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në panelin “Diaspora shqiptare dhe fuqia e sportit”, në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare që u zhvillua në Tiranë në datat 13-15 prill 2026.

Në këtë panel morën pjesë edhe dy ish-kapitenët e Kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe Lorik Cana si edhe Zv.ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha, të cilët diskutuan mbi rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e sportit dhe futbollit.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF theksoi rëndësinë e investimeve dhe të marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke nënvizuar se diaspora është një potencial i madh për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Presidenti Duka theksoi se rezultatet e ekipit Kombëtar kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit dhe në forcimin e lidhjes me shqiptarët kudo në botë. Ai përmendi si momente të rëndësishme kualifikimet e Shqipërisë në Europianin 2016 dhe Europianin 2024, që kanë ndikuar pozitivisht edhe në promovimin e imazhit të vendit.

Presidenti Duka theksoi gjithashtu se zhvillimi i futbollit nuk lidhet vetëm me rezultatet sportive, por edhe me ndikimin që sporti ka në edukimin dhe përfshirjen e të rinjve. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e tifozëve shqiptarë, duke i cilësuar ata si një mbështetje të jashtëzakonshme për ekipin Kombëtar.

Në diskutim u ndal edhe te roli i sportit në diplomacinë ndërkombëtare, ku Presidenti Duka theksoi se futbollistët shqiptarë kanë qenë ambasadorë të rëndësishëm të vendit në shumë shtete të botës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…