Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës që po zhvillon punimet sot në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe rritjes së rolit të tyre në përfaqësimin politik ndërkombëtar.


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës që po zhvillon punimet sot në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe rritjes së rolit të tyre në përfaqësimin politik ndërkombëtar.

Balla vuri në dukje se shqiptarët në diasporë po rrisin gjithnjë e më shumë praninë e tyre në politikën e vendeve ku jetojnë, duke përmendur kandidaturat në SHBA dhe përfaqësues të zgjedhur në dhjetëra shtete.

Sipas tij, këta individë duhet të shërbejnë si ura lidhëse mes komuniteteve shqiptare dhe institucioneve, por edhe si mbështetës të çështjeve kombëtare.

Balla theksoi nevojën për krijimin e rrjeteve të organizuara të shqiptarëve të zgjedhur në institucione vendore dhe qendrore në mbarë botën, me qëllim koordinimin dhe rritjen e ndikimit të tyre.

Po ashtu, Balla bëri thirrje për më shumë bashkim mes shqiptarëve, duke theksuar se përçarja shpesh ka dobësuar përfaqësimin e tyre në gara të rëndësishme politike.

Ai solli shembuj konkretë nga zgjedhjet në rajon dhe në Europë, ku mungesa e unitetit ka penguar arritjen e rezultateve më të mira.

Në vijim, ai u ndal te përfshirja e diasporës në zgjedhjet në Shqipëri, duke e cilësuar si një zhvillim historik pjesëmarrjen e qindra mijëra shqiptarëve nga jashtë vendit.

Sipas tij, kjo është një bazë e fortë për zgjedhjet e ardhshme, ku pritet një organizim edhe më i mirë dhe një përfaqësim më i madh i diasporës në Kuvend.

Në përmbyllje, Balla bëri thirrje për një qasje të re, të bazuar në bashkëpunim dhe përfaqësim më të gjerë të shqiptarëve kudo që jetojnë, duke e konsideruar diasporën një faktor kyç për zhvillimin dhe fuqizimin e Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…