Gonzato në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë: Qytetarët të përfshihen më aktivisht në riciklim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi sot rëndësinë e riciklimit dhe kontributit individual në mbrojtjen e mjedisit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi sot rëndësinë e riciklimit dhe kontributit individual në mbrojtjen e mjedisit, gjatë një vizite në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonzato tregoi se si dorëzoi materiale të riciklueshme që i kishte mbledhur përgjatë më shumë se dy viteve, duke nënvizuar se çdo veprim i vogël ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në reduktimin e ndotjes.

“Riciklimi nis me secilin prej nesh. Nga mënyra si i ndajmë mbetjet në shtëpi deri te mënyra si përpunohen më pas, çdo hap ka rëndësi për mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh ambasadori.

Ai ndau edhe përvojën e tij personale, duke theksuar se në fillim të qëndrimit në Tiranë e kishte të vështirë të pranonte mungesën e praktikave të ndarjes së mbetjeve, pasi ishte mësuar prej vitesh me riciklimin e materialeve si plastika, qelqi dhe letra.

Ambasadori i BE-së apeloi që qytetarët të përfshihen më aktivisht në riciklim, duke shfrytëzuar mundësitë ekzistuese, si Parku i Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë, për të reduktuar mbetjet që përfundojnë në landfille dhe për të mbrojtur natyrën.

Vizita në këtë park, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon ndërgjegjësimin e publikut dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në funksion të një mjedisi më të pastër në Shqipëri.

Burimi ATSH

Kryetari i Akademisë së Shkencave takim me ambasadorin e Azerbajxhanit

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi priti ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri z. Anar Huseynov

Global 360

Kurti: Glorifikimi i Mlladiçit tregon se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kryetari i Akademisë së Shkencave takim me ambasadorin e Azerbajxhanit

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi priti ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri z. Anar Huseynov