Salla dhe Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën në një takim një përfaqësi prej 15 fermerësh, pjesë e protestës së organizuar ditën e sotme, për të dëgjuar dhe diskutuar nga afër shqetësimet, sfidat konkrete në terren dhe çështjet që lidhen me sektorin.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën në një takim një përfaqësi prej 15 fermerësh, pjesë e protestës së organizuar ditën e sotme, për të dëgjuar dhe diskutuar nga afër shqetësimet, sfidat konkrete në terren dhe çështjet që lidhen me sektorin.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e sektorit të blegtorisë parashtruan një sërë çështjesh që lidhen me subvencionimin, funksionimin e tregut, konkurrencën dhe standardet e produkteve, ndërsa nga ana e institucioneve u riafirmua angazhimi për ndjekjen dhe trajtimin e tyre në mënyrë të koordinuar.

Në vijim, ministri Salla bëri dije se përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, e hartuar në bazë të nevojave të terrenit, blegtorët përfitojnë mbështetje të shtuar, duke përfshirë rritjen e pagesave direkte: Nga 10.000 në 12.000 lekë për lopët; Nga 1200 në 1500 lekë për të imtat; Nga 1000 në 2000 lekë për koshere bletësh.

Salla tha se “përfshihet për herë të parë mbështetja për derrin dhe përgjysmohen pragjet e poshtme të përfitimit: 5 krerë lopë, 50 krerë të imta dhe 25 koshere”.

Sa i përket mbështetjes financiare, ministri Salla theksoi se në vitin 2025 vlera totale e përfituar nga pagesat direkte për blegtorinë arriti në rreth 2,5 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet të rritet në rreth 4 miliardë lekë, pjesërisht përmes shtesave të fondit nga aktet normative gjatë vitit.

Gjithashtu, për herë të parë, fermerët prodhues të qumështit do të përfitojnë 10% të vlerës së faturave të shitjes, një mekanizëm mbështetës jashtë Skemës Kombëtare, që synon të nxisë formalizimin dhe të mbështesë prodhimin vendas.

Nga ana e tij, ministri Salla siguroi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vijojë të mbështesë blegtorinë, duke synuar nxitjen e bashkimit të blegtorëve dhe forcimin e interesave të tyre, për më shumë fitim dhe produkte më cilësore.

Në të njëjtën linjë, ministri Salla tha se do të intensifikohen kontrollet mbi produktet e importit në pikat e inspektimit kufitar, me në fokus garantimin e standardeve të cilësisë, korrektësinë e etiketimit dhe verifikimin e origjinës së produkteve.

Po ashtu, gjatë muajit korrik do të nisë mbështetja për forcimin e kapaciteteve laboratorike si në nivel rajonal, ashtu edhe në pikat e inspektimit kufitar, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Burimi ATSH

“Ti mundesh …”

Kushtuar sopranos Ermonela Jaho

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Ti mundesh …”

Kushtuar sopranos Ermonela Jaho