Hoxha telefonatë me homologun boshnjak: Bashkëpunim dhe mbështetje për stabilitetin rajonal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bisedë të parë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, duke e cilësuar atë miqësore dhe produktive.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bisedë të parë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, duke e cilësuar atë miqësore dhe produktive.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë bisedës u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Të dy ministrat ndanë qëndrimin se paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon duhet të mbeten prioritete kryesore, veçanërisht në kushtet e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të një perspektive të besueshme dhe konkrete evropiane për rajonin.

Ministri Hoxha theksoi gjithashtu se, Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të fortë dhe të palëkundur për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, duke dënuar çdo formë të separatizmit apo veprimet që cenojnë rendin kushtetues të vendit.

Sipas tij, integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një shtytës kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

Në këtë drejtim, të dy vendet janë të angazhuara për të avancuar në rrugën evropiane përmes reformave, bashkëpunimit më të ngushtë dhe përafrimit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), si dhe me standardet dhe vlerat e BE-së.

Ministri Hoxha nënvizoi se palët presin me interes vijimin e koordinimit dhe dialogut të ngushtë në periudhën në vijim.

Burimi ATSH

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…