Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Spanjë, zhvilloi një takim me studentë të Universitetit Carlos III të Madridit.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Spanjë, zhvilloi një takim me studentë të Universitetit Carlos III të Madridit.

Hoxha theksoi se çdo bisedë kuptimplotë mbi Europën duhet domosdoshmërisht të përfshijë të rinjtë.

“Pata një shkëmbim vërtet përmbajtësor, energjik dhe frymëzues me studentët e Universitetit Carlos III të Madridit, kureshtja, mendimi kritik dhe angazhimi i të cilëve nxjerrin në pah rolin jetik që të rinjtë luajnë në formësimin e së ardhmes së Europës”, theksoi ai.

Dialogu me të rinjtë, sipas ministrit Hoxha, nuk është vetëm pasurues, ai është thelbësor.

“Pyetjet, idetë dhe pritshmëritë e tyre na sfidojnë të bëjmë më shumë, të udhëheqim me integritet dhe të sigurojmë që projekti europian të mbetet dinamik, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Hoxha.

Gjatë takimit, ministri Hoxha iu përgjigj pyetjeve të tyre mbi rrugëtimin e Shqipërisë përmes reformave, qeverisjes së mirë dhe forcimit të shtetit të së drejtës, procese transformuese që vazhdojnë ta afrojnë vendin tonë me Bashkimin Europian.

“U impresionova veçanërisht nga interesi i tyre i fortë për zgjerimin e BE-së, një domosdoshmëri për Shqipërinë, por edhe një investim i qartë strategjik për vetë BE. Theksova rolin qendror që çështjet e BE-së zënë në jetën tonë të përditshme politike dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për modernizim, duke e ankoruar fort të ardhmen tonë brenda familjes evropiane, së cilës i përkasim natyrshëm”, informoi Hoxha lidhur me takimin.

Sipas ministrit, është inkurajuese të ndash me këtë brez të ri bindjen se në këto kohë të ndërlikuara dhe të pasigurta, BE-ja duhet të vazhdojë të dëshmojë unitet, kohezion dhe vizion.

Marrë nga ATSH

Rama merr çmimin “CER Lord Jakobovits” për kontribut në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

Kryeministri Edi Rama u nderua sot me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr çmimin “CER Lord Jakobovits” për kontribut në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

Kryeministri Edi Rama u nderua sot me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.