Balluku: I besoj drejtësisë dhe s’do ta pengoj, nuk kam lidhje me korrupsionin

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dorëzoi sot detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili u betua gjatë ditës së sotme para Presidentit të Republikës.


Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dorëzoi sot detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili u betua gjatë ditës së sotme para Presidentit të Republikës.

Ndërsa vlerësoi punët e kryera gjatë drejtimit të ministrisë, ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste u ndal për herë të parë tek akuzat e ngritura ndaj saj nga drejtësia.

Balluku u shpreh se ashtu si ka vepruar deri tani, do të mbetet konsistente dhe nuk do të sulmojë institucionet e drejtësisë, edhe nëse proceset mund të prekin interesat e saj personale.

“Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në banaqe mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi. Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistente në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur”, tha Balluku.

Ajo u shpreh se beson tek drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi dhe i vizionit për një sistem të pavarur që i shërben vendit dhe qytetarëve.

“Unë besoj tek kjo drejtësi dhe nuk do të më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur ajo godet kundërshtarët e mi politikë, pasi unë nuk kam kundërshtarë të tillë, dhe as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë. Nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi besoj se ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë, dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjykata publike, nga gjysmë të vërteta apo nga gënjeshtra. Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Unë jam rritur me gjyqet publike dhe ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqit publik pasi jam trajnuar dhe kalitur që e vogël”, u shpreh Balluku.

Duke iu referuar akuzave për korrupsion, Balluku theksoi se nuk ka pasur lidhje me veprime të tilla dhe se nuk ka penguar asnjëherë hetimet për të zbardhur të vërtetën. Sipas saj, pretendimet për pasuri të mëdha janë dizinformim publik.

Balluku shtoi se nuk do të pengojë drejtësinë, duke e konsideruar atë një element të rëndësishëm të procesit të integrimit të vendit.

“Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS-së, si një produkt i një Shqipërie europiane, duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për këtë vend, pasi kjo reformë u krye për të kthyer besimin e qytetarëve tek një drejtësi e drejtë dhe e pavarur”, tha Balluku.

Ajo u shpreh gjithashtu se i vjen keq për situatën e krijuar dhe për kohën e humbur në procese që, sipas saj, duhet t’i shërbejnë përparimit të vendit.

Në përfundim, Balluku theksoi se sektori energjetik ka kaluar një proces transformimi gjatë viteve të fundit dhe u shpreh e bindur se me mbështetjen e stafit, ministri i ri do të vijojë reformat dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

“Bashkë kemi transformuar sektorin energjetik. Pavarësisht situatave të vështira, vetëm lajme të mira vijnë nga ky sektor dhe duket e pabesueshme që një ekip i përkushtuar ka arritur të ndryshojë tërësisht situatën”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, në këto vite është rritur ndjeshëm kapaciteti prodhues i energjisë në vend përmes diversifikimit të portofolit energjetik. Po ashtu, është ngritur edhe bursa e parë shqiptare e energjisë, ndërsa qytetarët janë përfshirë gjithnjë e më shumë në politikat për eficiencën energjetike.

Balluku theksoi se vendi ka arritur të përballojë edhe situata të vështira, si kriza energjetike e vitit 2022, ndërsa bizneset shqiptare janë bërë pjesë e diskutimeve dhe politikave për zhvillimin e këtij sektori.

Ajo shtoi se Shqipëria ndodhet në një stad të avancuar të negociatave në sektorin e energjisë, duke vlerësuar kontributin e stafit të ministrisë në këtë proces.

Në fjalën e saj, Balluku përmendi edhe projektet infrastrukturore të realizuara, si transformimi i aeroportit të Tiranës dhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës, për të cilin, sipas saj, tashmë është hapur edhe thirrja për punonjësit e parë.

Po ashtu, ajo theksoi se në këto vite janë ndërtuar rrugë dhe autostrada moderne, si dhe tunele me standarde bashkëkohore.

Balluku falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mundësinë e dhënë gjatë këtyre viteve, duke vlerësuar mënyrën e tij të lidershipit dhe ndikimin në formimin e drejtuesve të rinj.

“Jam munduar të ndjek shembullin e tij edhe me ju. Është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues të aftë, njerëz që e duan Shqipërinë dhe sakrifikojnë për të mirën e përbashkët”, u shpreh ajo.

“Më vjen keq, që situata ime personale ka krijuar vonesa në proceset jetësore të ministrisë që duhet të performojë, më vjen keq që kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton, për shkak të gjitha rezultateve që ka sjellë. Është ndikuar qetësia juaj personale, e familjarëve tuja”, tha Balluku, duke iu drejtuar punonjësve me të cilët ka punuar për shtatë vjet.

Ajo u shpreh se Enea Karakaçin e ka njohur në këtë ministri.

“Kjo skuadër ka një fat të madh, në krahun tim është ulur një prej jush. Unë sot kam në krah ministrin e ri, që sapo ka nisur një rrugëtim shumë të rëndësishëm. Detyra që Enea ka në këtë ministri, është që me ju në krah, me një skuadër drejtuese që ka kjo ministri, unë mendoj se ju do ta kapërceni gjithë këtë situatë, duke më lënë mua që të vazhdoj rrugëtimin tim patjetër politik por edhe personal, për të nxjerrë një të drejtë e një të vërtetë në dritë”, përfundoi Balluku.

Marrë nga ATSH

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…