KOKSH forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e Taekwondo-së

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar mjeshtrin themelues të Taekwondo-së në Shqipëri, Kim Yong Ki.


Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar mjeshtrin themelues të Taekwondo-së në Shqipëri, Kim Yong Ki, i shoqëruar nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha, si dhe përfaqësues të Federatës.

Gjatë takimit u vlerësua kontributi i vazhdueshëm i Mjeshtrit Kim Yong Ki në zhvillimin dhe konsolidimin e Taekwondo-së në vendin tonë.

Edhe pse prej vitesh ushtron veprimtarinë e tij jashtë Shqipërisë, ai vijon të mbështesë me përkushtim rritjen cilësore të këtij sporti, duke ruajtur lidhje të qëndrueshme me komunitetin sportiv shqiptar.

Pjesë e takimit ishte edhe Mjeshtri Kim Shangmeen (7 Dan), i cili do të qëndrojë në Shqipëri për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejshëm të Taekwondo-së.

Fokusi i angazhimit të tij do të jetë zgjerimi i këtij sporti në institucionet arsimore, si dhe trajnimi dhe kualifikimi i trajnerëve të rinj, me synim rritjen e standardeve profesionale.

Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimi i cilësisë së përgatitjes sportive, në përputhje me praktikat më të mira dhe standardet bashkëkohore të Taekwondo-së.

Takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve sportive shqiptare dhe ekspertëve ndërkombëtarë, me synim promovimin e sportit dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet sportive.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…