
Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj
Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për këtë sezon turistik

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për këtë sezon turistik.
Me një paketë turistike që ofron ndërthurjen e detit, historisë, kulturës dhe mikpritjes shqiptare, qyteti bregdetar i lë një përvojë të veçantë çdo vizitori.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të rrugëve të qytetit të mbushura me turistë në këto ditë të nxehta vere.
E gjithë vija bregdetare e Durrësit ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore, si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm, të cilat ofrojnë shërbime cilësore për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas e të huaj.
Përveç turizmit të detit dhe rërës Durrësi ka po ashtu edhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme.
Qyteti është i pasur me histori, arkitekturë dhe site arkeologjike si: Amfiteatri romak, Muret rrethuese të kalasë së qytetit, Shesh-tregu Bizantin, Kulla Veneciane, Termat antike romake, Bazilika e Arapajt, Fortifikimi i Skënderbeut në Kepin e Rodonit, Kalaja e Ishmit etj.
Burimi ATSH


















