Gogu: Drejtësia nuk certifikohet me një vendim, por provohet çdo ditë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka vënë në qendër të reflektimit të tij të fundit raportin mes pavarësisë së drejtësisë dhe përgjegjësisë së ekzekutivit


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka vënë në qendër të reflektimit të tij të fundit raportin mes pavarësisë së drejtësisë dhe përgjegjësisë së ekzekutivit, duke theksuar se ndërhyrja në çështjet konkrete gjyqësore është një kufi që ministri nuk duhet ta kapërcejë.

“Aty ku vepron gjyqtari dhe prokurori, ekzekutivi hesht”, shkruan Gogu në të parin nga tre shënimet që pritet të publikojë gjatë verës.

Sipas ministrit, roli i Ministrisë së Drejtësisë nuk është të gjykojë çështje konkrete apo të ndikojë në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por të krijojë kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë, të jetë i kuptueshëm dhe të mund të matet nga qytetarët.

Gogu thekson se pavarësia e drejtësisë dhe e drejta e qytetarëve për ta kuptuar atë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sipas tij, transparenca dhe shpjegimi i vendimmarrjes janë të rëndësishme për forcimin e besimit të publikut te sistemi.

“Një vendim i pashpjeguar krijon hapësirë për keqinterpretim dhe dëmton besimin publik”, argumenton ministri.

Në këtë këndvështrim, Gogu vlerëson se suksesi i reformës në drejtësi nuk duhet të matet vetëm përmes numrit të ligjeve, strukturave apo dosjeve të trajtuara, por edhe përmes përvojës së qytetarit në kontakt me sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, rëndësi kanë elementë konkretë, si koha e pritjes së qytetarit, lehtësia e aksesit në drejtësi dhe aftësia për të kuptuar vendimet që shteti merr në lidhje me të.

“Drejtësia nuk certifikohet me një vendim. Ajo provohet çdo ditë”, përfundon Gogu.

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më…