Rama për CNN turk: Mirëpresim kompanitë turke për investime

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për Samitin e NATO-s mbajtur në Ankara, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për Samitin e NATO-s mbajtur në Ankara, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Rama u shpreh se Samiti i NATO-s konfirmoi vendosmërinë e krahut evropian të Aleancës për të përballuar sfidat e sigurisë.

“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve,” u shpreh ai.

Duke folur për raportin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Rama e cilësoi si një mik të afërt dhe një partner strategjik për Shqipërinë.

“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë, shumë i ngushtë. Është një partner i mrekullueshëm dhe, më e rëndësishmja, ka bërë përpjekje të mëdha për të thelluar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për t’u dhënë atyre një karakter vërtet strategjik”, tha Rama.

Sipas tij, Erdogan është shumë i interesuar për zhvillimet në Ballkan dhe luan një rol të rëndësishëm në nismat për paqe dhe stabilitet në rajon.

Rama konfirmoi se Shqipëria pritet të jetë mikpritëse e Samitit të ardhshëm të NATO-s.

Ai shpjegoi se, edhe pse kjo nuk u përfshi në komunikatën përfundimtare, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë të ditur se Samiti do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa mbeten për t’u finalizuar vetëm çështjet e planifikimit.

“Sekretari i Përgjithshëm deklaroi gjithashtu në konferencën për shtyp se Samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Arsyeja e vetme pse kjo nuk u përfshi në komunikatë është se ende ka diskutime të vazhdueshme për orarin midis palëve”, u shpreh Rama.

Gjatë intervistës për CNN Turk, Rama vlerësoi partneritetin strategjik midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe tha se bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak mund të zhvillohet më tej. “Në fushën ushtarake, kemi bashkëpunim shumë të mirë. Sigurisht, do të mirëprisnim më shumë kompani turke që të vinin dhe të zhvillonin produktet e tyre me ne”.

Kryeministri Rama iu përgjigj interesit të gazetares edhe për debatet rreth projektit turistik në zonën e Zvernecit, duke theksuar se ende nuk ekziston një projekt përfundimtar.

Rama tha se kritikat mjedisore janë të mirëpritura, por vendimmarrja do të mbështetet në vlerësimet e ekspertëve dhe jo në debatet politike.

“Ne gjithmonë i mirëpresim kritikat sepse jemi një shoqëri e lirë. Por ka një problem të vogël: ende nuk ka një projekt për të kritikuar. Projekti është ende në fazën e përgatitjes”, deklaroi Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave se projekti është i lidhur me familjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rama tha se procesi është shndërruar në një debat politik në sferën publike. Ai vuri në dukje se përfshirja e Jared Kushner e ka bërë diskutimin të dukshëm në shkallë globale dhe theksoi se vendimet duhet të merren bazuar në ekspertizën teknike.

Rama deklaroi se ekuilibri midis mjedisit dhe zhvillimit ekonomik do të vendoset përmes punës së planifikuesve urbanë, inxhinierëve mjedisorë dhe ekspertëve të tjerë.

“Kur bëhet fjalë për detaje të tilla teknike, vendimi nuk mund t’i lihet vlerësimit të menjëhershëm të publikut. Por kur ka një projekt konkret, vlerësimi i publikut, sigurisht, do të jetë shumë i rëndësishëm”, u shpreh Rama për CNN Turk.

Marrë nga ATSH

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…