Misioni në Gaza, Nufi: Shqipëria do të dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza.


Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot në një intervistë për Euronews Albania, se pas përfundimit të misionit të rikonjicionit dhe analizës së raportit të hartuar nga oficerët shqiptarë, Shtabi i Përgjithshëm ka vendosur nivelin fillestar të angazhimit të Forcave të Armatosura shqiptare në këtë mision.

Sipas ministrit, faza e parë do të konsistojë në dërgimin e oficerëve të shtabit, të cilët do të integrohen në strukturën komanduese të forcës ndërkombëtare në Gaza. Më pas, në varësi të zhvillimeve në terren dhe vlerësimeve operative, do të vendoset edhe për dërgimin e trupave të tjera.

“Do të dërgojmë oficerë shtabi që të bëhen pjesë e forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gaza. Pas vlerësimit të situatës dhe nevojave në terren, do të vijojmë me fazën e dytë për të përcaktuar konkretisht trupat që mund të angazhohen në mision”, u shpreh Nufi.

Ministri bëri të ditur se vendimi do t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave përmes akteve nënligjore përkatëse.

Ai theksoi se angazhimi i Shqipërisë është në përputhje me qëndrimin e deklaruar më herët nga kryeministri për pjesëmarrjen në nismat ndërkombëtare të paqes dhe stabilitetit.

Nufi shtoi se numri i oficerëve që do të dërgohen dhe hapat e mëtejshëm të misionit do të bëhen publikë pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave.

“Gjithçka do të koordinohet me strukturat komanduese të forcës ndërkombëtare. Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave do të bëjmë publike edhe numrin e oficerëve të shtabit që do të nisen fillimisht, si dhe fazat e tjera të angazhimit”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Marrë nga ATSH

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…