Hoxha: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri strategjike për të ardhmen e Evropës

Në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën mbi Mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, ku mbajti fjalën kryesore në emër të Shqipërisë.


Në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën mbi Mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, ku mbajti fjalën kryesore në emër të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi se, zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është më një aspiratë e largët, por një domosdoshmëri strategjike për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës.

Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian janë të pandashme, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet projekti kombëtar i Shqipërisë dhe busulla që udhëheq reformat, forcimin e institucioneve dhe politikën e jashtme të vendit.

Ministri Hoxha vlerësoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një instrument që dëshmon aftësinë e Bashkimit Evropian për të ofruar zgjidhje konkrete, duke theksuar se Mekanizmi për Reforma dhe Rritje shpërblen rezultatet e arritura dhe forcon qeverisjen, llogaridhënien dhe kapacitetet institucionale.

Duke u ndalur te progresi i Shqipërisë, Ministri Hoxha bëri të ditur se vendi ka siguruar tashmë 212.8 milionë euro, shuma më e lartë e përfituar në Ballkanin Perëndimor, falë zbatimit me sukses të reformave.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një lidhje më të qartë dhe më të parashikueshme ndërmjet reformave të Planit të Rritjes dhe procesit të anëtarësimit në BE, me qëllim përshpejtimin dhe rritjen e cilësisë së zbatimit të tyre.

Sipas tij, edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, reformat dhe investimet plotësojnë njëra-tjetrën, duke përshpejtuar konvergjencën e rajonit me Bashkimin Evropian.

Në përfundim, ministri Hoxha nënvizoi se zgjerimi është një përgjegjësi e përbashkët.

Sipas tij, vendet kandidate duhet të vazhdojnë të zbatojnë reformat, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që progresi real të njihet dhe të shpërblehet, pasi besueshmëria dhe besimi i ndërsjellë janë thelbësore për suksesin e procesit.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…