Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mori pjesë sot në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme – ELIAMEP


Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mori pjesë sot në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme – ELIAMEP.

Ministri Nufi theksoi se në një Evropë që përballet me një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues, koordinimi strategjik mbetet një domosdoshmëri.

Për sa i përket Shqipërisë, ai nënvizoi se vendi ynë jep kontribut të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri për Aleancën e NATO, si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme.

“Ne po rrisim investimet tona dhe po modernizojmë Forcat tona të Armatosura. Kontributi ynë shtrihet në operacionet e NATO-s, misionet e BE-së dhe nismat ndërkombëtare për sigurinë. Ne mbështesim një Evropë më të fortë brenda një NATO-je më të fuqishme”, u shpreh Nufi në fjalën e tij.

Ndër të tjera, ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet pjesë e prioriteteve strategjike të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare, Ballkani Perëndimor bëhet më i cenueshëm ndaj ndikimeve keqdashëse, dezinformimit, luftës hibride dhe agjendave destabilizuese”, u shpreh Nufi.

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës” bëri bashkë disa nga zërat më me peshë në fushën e sigurisë, ku po formësohet debati strategjik për çështjet kryesore ndërkombëtare.

Në të morën pjesë ministra të Mbrojtjes, drejtues të lartë ushtarakë të Aleancës, diplomatë, ekspertë të sigurisë si dhe përfaqësues të industrisë së mbrojtjes nga Evropa dhe NATO.

Burimi ATSH

Hoxha: Shqipëria gëzon sot nivelin më të lartë të respektit në arenën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se Shqipëria po kalon një nga momentet më të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Shqipëria gëzon sot nivelin më të lartë të respektit në arenën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se Shqipëria po kalon një nga momentet më të…