
Forcimi i marrëdhënieve, Rama pret ambasadorin turk
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes.
Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

9
Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike.
Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s.



















