Balla: Vlerësime pozitive për kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, Gjermania na konsideron model mes vendeve kandidate për BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar në rrugën drejt integrimit europian, ndërsa këtë javë pritet të përmbyllen disa etapa të rëndësishme të procesit negociues me Bashkimin Europian.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar në rrugën drejt integrimit europian, ndërsa këtë javë pritet të përmbyllen disa etapa të rëndësishme të procesit negociues me Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediet, nga ambientet e jashtme të Parlamentit, ku po mbahet seanca e radhës, Balla bëri të ditur se procesi teknik i shqyrtimit të kapitujve të negociatave po kalon nga grupet e punës në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (COREPER), ku sipas tij po vlerësohet puna “kolosale” e institucioneve shqiptare në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për anëtarësim.

“Shqipëria ndodhet në përmbyllje të një jave të rëndësishme sa i takon rrugës europiane të vendit. Në respekt të procedurave të Bashkimit Europian, procesi kalon nga grupet e punës në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm, ku sipas tij vlerësohet puna e bërë nga institucionet shtetërore të përfshira në procesin e adresimit të piketave të ndërmjetësimit”, tha Balla.

Ai u shpreh se janë identifikuar më shumë se 92 hendeqe themelore, ndërsa theksoi se kapitujt 23 dhe 24, që në historinë e BE-së hapen të parët dhe mbyllen të fundit, në rastin e Shqipërisë kanë marrë vlerësime pozitive.

“Po citoj vlerësimin që vjen nga Gjermania si një vend udhëheqës në kuadër të barazisë brenda vendeve të BE-së, ku thuhet se Shqipëria me reformën në drejtësi, vetingun, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me këto arritje, është një model për vendet e tjera që aspirojnë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, kjo javë e rëndësishme përmbyllet nesër me Komitetin e Përfaqësuesve, për të vijuar javën e ardhshme me konferencën ndërqeveritare.

Balla tha se palët politike në vend duhet të kuptojnë se Shqipëria ndodhet në një moment të ri, që lidhet me një qasje të re nga vendet e rëndësishme anëtare të BE-së.

Ai informoi se Italia dhe Austria kanë dalë me një propozim për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku specifikohen Shqipëria dhe Mali i Zi, si edhe Moldavia, ndërsa për Ukrainën, sipas tij, do të ketë një qasje “sui generis”.

Balla u ndal edhe te vizita së fundmi në Gjermani me disa deputetë të Kuvendit, ku theksoi se nga kancelari gjerman në Berlin u kuptua se do të kishte një komunikim zyrtar lidhur me angazhimin për të përmbyllur procesin e zgjerimit.

“Mund të gjendet një zgjidhje që të na garantojë anëtarësimin me faza dhe nuk duhet të kemi frikë se anëtarësimi me faza na pengon. Ne duhet të vijojmë të përmbushim ambicien tonë dhe programin që kemi dakordësuar me Komisionin”, tha ai.

Sipas Ballës, ajo që propozon kancelari gjerman dhe që pritet të mbështetet edhe nga Italia, Austria e Franca lidhet me procesin e ratifikimit.

“Në fund të vitit 2027 mbyllen negociatat dhe bëhet gati marrëveshja që shkon për t’u ratifikuar në vendet anëtare. Topi tashmë është në fushën e vendeve anëtare. Procesi i ratifikimeve është i gjatë, kërkon përfshirjen e parlamenteve dhe mund të kërkojë edhe përfshirjen e popujve”, u shpreh ai.

Balla shtoi se Shqipëria ka arsye të jetë e gëzuar për arritjet në procesin e integrimit europian.

“Nuk hezitoj të them se kushdo që kontribuon duhet të mos harrojë se çdo shërbim që bëjmë ndaj procesit të anëtarësimit është një shërbim që ia bëjmë atdheut tonë të përbashkët”, vuri ai në dukje.

Sipas Ballës, është krenari për çdo shqiptar sot që Shqipëria jonë e përbashkët është më afër se kurrë drejt integrimit europian.

“Nëse më 11 maj shqiptarët votuan në shumicë për vizionin 2030, atëherë nuk duhet të habitemi që Shqipëria po hedh hapa të mëdhenj drejt natyralizimit dhe integrimit të plotë europian, ashtu siç propozohet nga kancelari Merz, me synimin që ky proces të përmbyllet para vitit 2030”, tha ai.

Balla siguroi se do të bëjë gjithçka që opozita të ketë hapësirën e saj në këtë rrugëtim të përbashkët.

“Do të bëj gjithçka që opozita të ketë hapësirën e vet. Në 17-18 qershor do të miratohet raporti në Parlamentin Europian. Ndoshta do të ishte mirë që atë ditë të jemi një delegacion i përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sala: Spitali Universitar i Traumës drejt modernizimit, asnjë qytetar nuk është lënë pa shërbim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi sot në Kuvend se Spitali Universitar i Traumës nuk është mbyllur,…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sala: Spitali Universitar i Traumës drejt modernizimit, asnjë qytetar nuk është lënë pa shërbim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi sot në Kuvend se Spitali Universitar i Traumës nuk është mbyllur,…