Vijon puna për ndërtimin e nënstacionit Tirana 3

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik Tirana 3 në zonën e Petrelës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të kryeqytetit.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik Tirana 3 në zonën e Petrelës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të kryeqytetit.

Gjatë vizitës, ministri Karakaçi u shoqërua nga përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), ambasadës gjermane në Tiranë dhe partnerit financiar KfW, duke vlerësuar progresin e punimeve dhe rëndësinë strategjike të këtij investimi.

Nënstacioni Tirana 3 është i vendosur në një zonë jeshile, ku më parë nuk kishte nënstacion, dhe përfshin tre linja 110kV që lidhen me nënstacionet Traktorat, Selita dhe Farka. Investimi krijon një lidhje unazore mes nënstacioneve të kryeqytetit, duke rritur sigurinë e furnizimit energjetik dhe duke mbështetur zhvillimin urban me ritëm të lartë.

Ministri Karakaçi theksoi se bashkëpunimi me KfW ka qenë i suksesshëm dhe shtrihet edhe në projekte të tjera strategjike, përfshirë linjën e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut, ku pjesa shqiptare është rreth 86% e kryer, si dhe ndërtimin e nënstacionit të Kamzës dhe investime në digjitalizimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

“Ky investim dhe të gjitha punimet që po realizojmë në Tiranë, përfshirë nënstacionet e Qendrës, Zogut të Zi, Kinostudios dhe linjën Tirana 1, janë thelbësore për sigurinë energjetike, uljen e humbjeve dhe minimizimin e ndërprerjeve për qytetarët. Prioritet është qyteti i Tiranës, por investime të rëndësishme po bëhen edhe në zonat turistike, bregdetare dhe alpe, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor në të gjithë vendin”, u shpreh ministri.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me partnerin gjerman KfW, në sektorin energjetik, duke theksuar se këto investime janë pjesë e një strategjie të gjerë për sigurimin e energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit elektrik në Shqipëri.

Nga ana e saj, Heike Backofen-Warnecke përfaqësuese nga Ministria Federale për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumëvjeçar gjerman-shqiptar në sektorin energjetik dhe përfitimet që do të sjellë nënstacioni i ri.

“Dua të nënvizoj rëndësinë e integrimit rajonal të rrjetit, i cili do të sjellë edhe përmirësim të ndikimit politik të rajonit. Ne kemi ardhur në Shqipëri për të zhvilluar negociatat ndërqeveritare ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë, për të diskutuar mbi bashkëpunimin deri tani dhe për të planifikuar të ardhmen. Duke qenë se Shqipëria po i afrohet Bashkimit Evropian, në këto hapa të fundit jemi të angazhuar për të ofruar sa më mirë ndihmën e nevojshme. Jam e gëzuar që nënstacioni i ri do të jetë së shpejti në operim, duke sjellë jo vetëm siguri dhe furnizim energjie për banorët e Tiranës, por edhe zhvillim ekonomik për gjithë vendin”, tha ajo.

Burimi ATSH

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.