TIKA ofron mbështetje për Akademinë e Shkencave dhe Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për Shqipërinë në sektorë të ndryshëm.


Nga Fatjon Cuka

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për Shqipërinë në sektorë të ndryshëm, ndërkohë sot në Tiranë u zhvilluan veçmas ceremonitë për projektet për ngritjen e shtypshkronjës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe mbi pajisjen dhe mobilimin e ambienteve të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e jashtme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, nënkryetari i TIKA-s, Yahya Coskun, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi, kryetarja e Akademisë Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, studiues, studentë dhe nxënës.

Në fjalën e tij ambasadori turk Erciyes u shpreh se Akademia e Shkencave e Shqipërisë që nga themelimi ka kontribuar shumë në kërkimin shkencor, në rritjen e kapacitetit intelektual të Shqipërisë dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Unë jam shumë i bindur që edhe me kontributin e dhënë nga TIKA për krijimin e shtypshkronjës së Akademisë këto kontribute do të vazhdojnë të rriten edhe me shumë. Siç e ka thënë edhe themeluesi i Republikës së Turqisë, Ataturk, miku më i mirë në këtë jetë është dija. Çdo punim që ne bëjmë për kërkimin shkencor dhe çdo kontribut që japim për kërkimin shkencor do t’i çojë të dyja vendet tona edhe më përpara. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, jam i bindur që TIKA do të vazhdojë të japë kontributin e saj për zhvillimin e kërkimit shkencor”, tha Erciyes.

Coskun theksoi në fjalën e tij në ceremoni se TIKA me aktivitetet e saj ka sjellë pranë shumë njerëz, duke theksuar se edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ky nuk është projekti i parë.

“Ne mendojmë dhe jemi të sigurt se ky është kontributi më i madh që është bërë për kërkimin shkencor dhe normalisht edhe për Akademinë e Shkencave. Unë mendoj që pika e përbashkët e nxënësve dhe të gjithë pjesëmarrësve këtu sot është afeksioni që kemi për kërkimin”, tha Coskun.

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Vasil Tole u shpreh se sot Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor i gjen me një zhvillim shumë të rëndësishëm, jo thjesht për Akademinë e Shkencave. “Falë mbështetjes financiare të TIKA-s u bë e mundur që Akademia e Shkencave të Shqipërisë të ketë sot shtypshkronjën e saj. Nuk është hera e parë që TIKA bashkëpunon me Akademinë në të mirë të kërkuesve dhe produktit shkencor në Shqipëri. Për këtë jemi shumë mirënjohës TIKA-s në qendër dhe zyrës së saj në Tiranë”, theksoi Tole.

Shtypshkronja e ngritur me mbështetjen financiare të TIKA-s do të jetë në funksion të veprimtarisë botuese të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

– Projekti për Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve

Në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të mobiluara dhe të pajisura me pajisje të ndryshme nga TIKA të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, të institucioneve shqiptare dhe të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

Ambasadori Erciyes në ceremoninë në ambientet e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve u shpreh se TIKA vazhdimisht e tregon mbështetjen që ka për çdo fushë në Shqipëri.

Ai shtoi se mendon se kjo mbështetje vjen si konkluzion i marrëdhënieve të forta midis Shqipërisë dhe Turqisë “që i kanë rrënjët vërtet në atë anën njerëzore”.

“Unë jam i bindur se mbështetja e TIKA-s për përmirësimin e infrastrukturës së Dhomës së Ndërmjetësve do të sjellë rezultate akoma edhe më të mira për të gjitha palët. Gjithashtu mendoj se do të japë mbështetjen qoftë për përparimin e shoqërisë shqiptare, për vetë shtetin, por në njëjtën kohë edhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE)”, tha ambasadori turk.

Coskun theksoi se TIKA që kur është themeluar ka qenë pranë shumë shteteve, duke dhënë mbështetjen e saj. “Edhe në Shqipëri numri i projekteve ka arritur në rreth 800. Vetëm për këtë vit ne planifikojmë të zhvillojmë 30 projekte. Ne japim mbështetje për të gjitha fushat, duke filluar nga forcat e armatosura tek siguria, nga kërkimi shkencor tek arsimi dhe jemi të bindur që kjo mbështetje do të vijojë”, tha ai.

Coskun shoi se TIKA jep mbështetjen e saj në shumë vende të botës, por sipas tij “të qenurit prani një vendi si Shqipëria të cilën ne e kemi mike është vërtet një kënaqësi më vete”.

Zëvendësministrja e Drejtësisë e Shqipërisë, Elona Hoxha u shpreh se për Qeverinë e Shqipërisë është e rëndësishme që aksesi në drejtësi të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët. “Ministria e Drejtësisë i jep prioritet të shtuar akesit në drejtësi. Përfitoj nga çasti për të kërkuar mbështetje edhe nga ambasadori (turk), por dhe TIKA për të thelluar bashkëpunimin në fushën e ndërmjetësimit, jo vetëm me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit, por edhe me Ministrinë e Drejtësisë”, tha Hoxha.

Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, Drita Avdyli theksoi se janë mbledhur për të festuar për të gjithë investimin që është realizuar nga TIKA.

TIKA ka ofruar ndihmë në rikonstruksionin e zyrave dhe pajisjen me mobilie dhe pajisje të ndryshme të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Misioni i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, është rregullimi dhe kontrollimi i ushtrimit të veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Shqipërisë.

Marrë nga Anadoly Ajansi

Rama ndan pamjet: Rrethim i befasishëm shqiptarësh në Greqi

Rama ndau një video në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që jetojnë në shtetin grek të cilët ndërsa kanë parë…

Global 360

Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan pamjet: Rrethim i befasishëm shqiptarësh në Greqi

Rama ndau një video në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që jetojnë në shtetin grek të cilët ndërsa kanë parë…