Forcim i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Spanjë

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura si dhe me këshilltaren ekonomike dhe tregtare të ambasadës së Spanjës në Romë, Pilar Merino Troncoso.


Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura si dhe me këshilltaren ekonomike dhe tregtare të ambasadës së Spanjës në Romë, Pilar Merino Troncoso.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, identifikimin e mundësive për partneritete të reja investimi, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e biznesit dhe investimeve.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe të koordinimit të vazhdueshëm për krijimin e mundësive konkrete për kompanitë shqiptare dhe spanjolle, si dhe zhvillimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike dhe shkëmbimin tregtar.

Eksportet shqiptare drejt Spanjës kanë njohur një rritje me gati 20% gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo është një nga ritmet më të larta të rritjes ndër partnerët tregtarë të Shqipërisë për këtë vit.

Kontributin kryesor në këtë zgjerim e kanë dhënë eksportet e mineraleve dhe artikujve prej metali, si hekuri, çeliku dhe nënproduktet e tyre, të cilat po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregtisë dypalëshe.

Në vlerë, eksportet drejt Spanjës arritën në 15,5 miliardë lekë, krahasuar me 12,9 miliardë lekë të vitit të kaluar.

Po ashtu, rritje shënuan edhe importet nga Spanja, të cilat kapën vlerën e 14,2 miliardë lekëve, nga 13,4 miliardë lekë në vitin 2024.

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…