Osmani ftohet nga Trump të bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është ftuar personalisht nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në “Bordin e Paqes”, si anëtare themeluese.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është ftuar personalisht nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në “Bordin e Paqes”, si anëtare themeluese.

Osmani u shpreh se ndihet “thellësisht e nderuar” për këtë ftesë, duke theksuar se Kosova do të jetë krah për krah me Shtetet e Bashkuara në misionin për një botë më të sigurt.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.

Ajo vlerësoi iniciativën si historike, duke thënë se “lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë”, ndërsa shtoi se këtë, sipas saj, po e bën Trump përmes këtij angazhimi.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova sot qëndron si aleat i palëkundur i Amerikës, duke rikujtuar rolin e SHBA-ve në sjelljen e paqes në vend.

“Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, ka shkruar Osmani. /Kosovapress/

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…