Ambasadori Canaj takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj u takua sot me Marko Çadež, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë


Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj u takua sot me Marko Çadež, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, me të cilin bisedoi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Shqipërisë, forcimin e lidhjeve të biznesit dhe shfrytëzimin e përbashkët të potencialeve të integrimeve evropiane.

Gjatë bisedës u theksua se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë shënon rritje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, gjë që dëshmon cilësinë e tij dhe potencialin afatgjatë. U vu veçanërisht në dukje rritja e numrit të turistëve nga Serbia që vizitojnë Shqipërinë, si një faktor që kontribuon më tej në përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe në lidhjen e qytetarëve të dy vendeve.
U shqyrtua gjithashtu nevoja për një lidhje më të fortë ndërmjet ministrive përkatëse të bujqësisë dhe agjencive kompetente, me qëllim shfrytëzimin më të plotë të kapaciteteve dhe potencialeve ekzistuese në këtë fushë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se organizimi i një forumi biznesi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore në nivelin më të lartë, do të kishte një efekt të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të komuniteteve të biznesit të Serbisë dhe Shqipërisë.

Në bisedë u konfirmua dakordësia mbi rëndësinë e integrimeve evropiane për të dy vendet, ekonomitë e tyre dhe komunitetet e biznesit, duke theksuar nevojën që në masë më të madhe të shfrytëzohen mundësitë që ofron qasja në tregun e përbashkët të BE-së për kompanitë nga Serbia dhe Shqipëria.

Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleancë për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se vendimet e qeverisë nuk do të përjetohen si prerje në besë, ku qytetarët të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleancë për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se vendimet e qeverisë nuk do të përjetohen si prerje në besë, ku qytetarët të…