Ministria e Jashtme në kontakt me Spanjën nëse ka shqiptarë të prekur nga aksidenti hekurudhor

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid [email protected]
me numër telefoni +34 606 37 68 30″, theksoi MEPJ.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se po ndjek me shqetësim të thellë aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjën jugore, ku dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën pranë qytetit Adamuz, në provincën e Kordobës.

Në një njoftim për shtyp MEPJ shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet spanjolle, ndërsa të plagosurve i uron shërim sa më të shpejtë.
MEPJ sqaron se “në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle dhe po ndjek situatën për të verifikuar nëse ka shtetas shqiptarë të prekur”.

Sipas MEPJ, strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ofruar asistencën e nevojshme.

“Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid [email protected]
me numër telefoni +34 606 37 68 30″, theksoi MEPJ.

Një tren, i cili ishte nisur dje nga Malaga në orën 18:40, me destinacion stacionin Puerta de Atocha të Madridit, me 317 pasagjerë, nxori nga shinat tre vagonët e tij të fundit duke u përplasur me një tjetër tren Renfe që shkonte në Huelva, i cili gjithashtu doli nga shinat. Përplasje fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar, sipas raportimeve, 39 viktima dhe 73 të plagosur, ku 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga të cilët katër janë të mitur.

38 protokolle kombëtare për kancerin, Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit: 38 udhërrëfyes kombëtarë…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

38 protokolle kombëtare për kancerin, Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit: 38 udhërrëfyes kombëtarë…