Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ zhvillon testimin operacional të pajisjeve PEI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, janë përzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve që KQZ do të përdorë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik, Tepelenë, për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit.

Simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendre votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, e të tjerë, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi theksoi se testimi shkoi shumë mirë dhe nuk pati asnjë problem me pajisjet e identifikimit elektronik. Të gjitha qendrat e votimit janë të mbuluara me operatorë, të cilët janë trajnuar.

KSHZ nënvizoi faktin se janë bërë disa përmirësime të programit të pajisjeve me qëllim që të kemi më shumë siguri dhe saktësi në përdorimin e PEI, por edhe në kuptim të informacionit që do të transmetojë ditën e zgjedhjeve.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren pajisje elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 472 qendra votimi në 5 bashki, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…