Ibrahimaj: Pagat janë rritur më shpejt se çmimet, do rriten sërish

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në rubrikën “Ekonomia flet me fakte”, ka komentuar të dhënat mbi gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare dhe politikat fiskale të qeverisë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në rubrikën “Ekonomia flet me fakte”, ka komentuar të dhënat mbi gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare dhe politikat fiskale të qeverisë.

Ibrahimaj iu referua një shifre të përfolur se 55% e shqiptarëve nuk e mbyllin dot muajin, duke vënë në dyshim burimin e saj.

“Në asnjë prej institucioneve zyrtare INSTAT, Banka e Shqipërisë, e as në Bankën Botërore nuk ekziston një e dhënë e tillë. Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë departament imagjinar statistikor të opozitës, që punon me ndjesi dhe jo me shifra,” u shpreh ministrja.

Sipas saj, faktet zyrtare tregojnë një përmirësim të ndjeshëm ekonomik:

“Pagat janë rritur si asnjëherë më parë. Paga minimale është dyfishuar në më pak se pesë vite. Konsumi dhe kursimet janë rritur. Po, çmimet janë rritur, por pagat janë rritur me një ritëm më të shpejtë se ato. Edhe sipas Bankës së Shqipërisë, vendi ynë ka pasur inflacionin më të ulët në rajon gjatë dy viteve të fundit,” theksoi Ibrahimaj.

Ministrja përmendi gjithashtu masat që, sipas saj, kanë ndihmuar familjet dhe biznesin e vogël:

“Arsimi publik është falas dhe librat për ciklin bazë subvencionohen nga shteti. Çmimi i energjisë elektrike për familjet nuk është rritur, përkundrazi është ulur. Transporti publik ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Biznesi i vogël ka taksë zero, ndërsa vetëm 27% e subjekteve janë me TVSH. 99% e bizneseve të vogla përfitojnë nga përjashtimi i tatimit mbi fitimin, që përfaqëson 17 miliardë lekë në vit të mbajtura në xhepat e sipërmarrjes së vogël. Individët me të ardhura deri në 50 mijë lekë në muaj nuk tatohen”, deklaroi ajo.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale dhe atë mesatare, duke ndjekur parimin tonë të drejtë: ata që fitojnë më pak, paguajnë më pak. Nuk pretendojmë se gjithçka është perfekte, por kemi vullnetin dhe përgjegjësinë për të bërë më të mirën. Ekonomia flet me fakte dhe rezultate,” deklaroi ministrja Delina Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…