Kreu i KLGJ-së pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus forcimi i sistemit gjyqëso

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.


Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.

Takimi kishte fokus në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në drejtim të forcimit të integritetit dhe zhvillimit profesional në sistemin gjyqësor.

Rusi shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme britanike, veçanërisht në kuadër të partneritetit gjyqësor, i cili ka krijuar mundësi konkrete për shkëmbim përvojash ndërmjet gjyqtarëve shqiptarë dhe homologëve të tyre britanikë, përmes mentorimit dhe bashkëpunimit në fusha të rëndësishme të sundimit të ligjit.

Ambasadori Abbott, nga ana e tij, vlerësoi rolin e Këshillit në mirëqeverisjen e sistemit gjyqësor dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për forcimin e kapaciteteve profesionale. Ai theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm përbën vetëm një hap fillestar, pasi Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke kontribuar posaçërisht në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë dhe në avancimin e reformave të qëndrueshme.

Të dy palët ritheksuan angazhimin për të avancuar iniciativa të reja që synojnë përditësimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të trupës gjyqësore shqiptare, në përputhje me standardet evropiane.

Burimi ATSH

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…