Zgjedhjet e 11 majit, mbi 5 mijë efektivë për sigurinë e qendrave të votimit dhe shoqërimin e materialeve

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, Policia e Shtetit hartoi një plan masash.


Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, Policia e Shtetit hartoi një plan masash.

Siç njoftoi Policia e Shtetit “plani i masave konsistoi në disa faza, konkretisht në trajnimin e punonjësve të Policisë, për detyrat që do të kryenin gjatë këtij procesi dhe do të kryejnë deri në përmbyllje të tij, bashkëpunimi me KQZ-në, për detyrimet e Policisë që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, bashkëpunimi me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe me SPAK, bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe mbulimi me shërbime policore, i të gjitha aktiviteteve elektorale dhe objekteve zgjedhore”.

Sipas policisë “në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, u trajnuan 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore”.

Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

“Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, si rezultat i vlerësimit dhe analizës së çdo informacioni, indicieje, kallëzimi apo deklarimi të çdo qytetari, përfaqësuesi të subjekteve zgjedhore apo kandidati, me qëllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vënien e autorëve para drejtësisë, kanë referuar në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në SPAK, 37 raste për krime zgjedhore”, njoftoi policia.

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike.

Polica e Shtetit tashmë ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti.

Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë.

Sipas policisë “lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar”.

Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara me ruajtjen e objekteve që do shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuar me shërbim.

Ditën e diel, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.

Më datë 11.05.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Sipas policisë “janë marrë të gjitha masat që në çdo komisariat dhe drejtori, të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje. Të gjithë këta punonjës janë të trajnuar dhe të miratuar nga KQZ dhe do jenë të pajisur me mjetet e identifikimit dhe me jelekë të Policisë”.

Policia e Shtetit njofton se “është shumë e vendosur dhe e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhur dhe ashtu siç garantoi rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës elektorale, do të përmbushë me sukses edhe detyrimin madhor, atë që përgjatë ditës së votimit çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ushtrojë qetësisht dhe i sigurtë, të drejtën kushtetuese për të votuar”.

Policia iu bën apel qytetarëve “që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit”.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të plotë të të gjithë territorit të vendit, pikat doganore dhe kontrollet në kufirin jeshil dhe blu, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të zbatojnë me korrektesë kufizimet e lëvizjes në rrugët e bëra publike dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, për problematikat dhe nevojat që mund të kenë për të qarkulluar.

Burimi ATSH

Vota e diasporës, 174 488 zarfe të mbërritura në KQZ

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vota e diasporës, 174 488 zarfe të mbërritura në KQZ

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.