Dita e Evropës, Gonzato: Kujtesë për atë çfarë na bashkon

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato kujtoi sot Ditën e Evropës.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato kujtoi sot Ditën e Evropës.

Gonzato u shpreh se kjo ditë është “një kujtesë për atë çfarë na bashkon: lirinë, demokracinë, barazinë dhe respektin për të drejtat e njeriut”.

“Për të kremtuar këto vlera, kemi krijuar Javën e Evropës 2025 sëbashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë — duke kthyer idetë në muzikë, lëvizje, tregime dhe hapësira të përbashkëta në mbarë vendin”, theksoi ai.

“Evropa është Këtu. Dhe po e formësojmë së bashku. Gëzuar Ditën e Evropës”, u shpreh Gonzato.

Nga 17 deri më 31 maj, Java e Evropës 2025 do të jehojë përmes arteve vizuale, muzikës, lëvizjes dhe historive – duke krijuar një hapësirë që të gjithë ta përjetojnë kulturën së bashku.

Përmes një game të pasur dhe të larmishme disiplinash artistike, temash dhe vendndodhjesh, Java e Evropës 2025 shfaq fuqinë transformuese të kulturës në shoqëri. Programi synon të frymëzojë kreativitetin, të promovojë diversitetin, të nxisë dialogun, të nxisë progresin, si dhe të inkurajojë reflektimin dhe të menduarit kritik.

Më tepër se të përshkrim i Evropës, në edicionin e këtij viti të Javës së Evropës janë ftuar artistët që ta përkufizojnë atë dhe komunitetet që ta përjetojnë – përmes një qasjeje të udhëhequr nga kultura që i jep përparësi angazhimit kuptimplotë dhe lidhjes emocionale ndaj dukshmërisë së thjeshtë.

Pas një thirrjeje të hapur që tërhoqi mbi 200 aplikime, në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur për të marrë pjesë 11 artistë dhe grupe artistike. Veprat e tyre – duke filluar nga teatri, muzika, filmi, ekspozitat, performanca dhe arti bashkëkohor – ofrojnë eksplorime unike të identitetit, kujtesës, lirisë, dashurisë, pasigurisë dhe përkatësisë.

Projektet e përzgjedhura përfshijnë:

ATA Collective – Kanga eme – Teatër
Anna Shkreli – Shoqëria Post-Gjuhësore – Teatër
Blerta Kambo – Dashuria është e njëjtë – Arte pamore
Ema Andrea – Gjuha mëmë – Teatër
Musica Nova – Dialogë në tinguj – Koncert
Lorin Terezi – Vëndçe – Dokumentar ndërdisiplinor
Mardit Lleshi –Rrethi i Tingujve – Koncert
Olsi Hoxha –Pikënisje të paqarta – Ekspozitë vizuale
Redina Qose – Ku do të shkojnë dallëndyshet? – Ekspozitë
Rona Nishliu – JALBOZ – Koncert
Was bleibt kollektiv | Gentian Doda – Mes hapave dhe hijeve – Danc bashkëkohor

Këto vepra do të prezantohen në mbi 30 aktivitete kulturore në 9 qytete në Shqipëri: Tiranë, Kamzë, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Pilur (Himarë) dhe Berat — duke krijuar një hartë kulturore që fton për angazhim dhe reflektim publik.

Përveç shfaqjeve dhe ekspozitave, Java e Evropës do të presë gjithashtu sesione bisedash mbi artin dhe biseda me artistë, duke ofruar një platformë për dialog dhe shkëmbim mbi muzikën, filmin, teatrin dhe artet performuese. Këto biseda do të eksplorojnë rolin e kulturës në formësimin e së tashmes dhe përfytyrimin e një të ardhmeje më të mirë.

Më shumë sesa një fushatë që promovon vlerat e BE-së, Java e Evropës 2025 është një hapësirë bashkëpunuese – një rrjet bashkautorësh, jo një markë. Është një hapësirë evropiane, ku diversiteti lulëzon, liria shprehet dhe shqiptarët bashkohen për bërë pyetjen: Çfarë do të thotë të jesh evropian?

Burimi ATSH

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të rindërtohen falas shtëpitë e dëmtuara nga zjarret si dhe do të kompensohen…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të rindërtohen falas shtëpitë e dëmtuara nga zjarret si dhe do të kompensohen…