Xi Jinping-u boton artikull në median ruse

Në prag të vizitës shtetërore në Rusi dhe të pjesëmarrjes në kremtimet për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Madhe Patriotike në Moskë, presidenti kinez Xi Jinping botoi në “Rossiiskaia Gazeta” një artikull me titull “Të mësojmë nga historia për të krijuar një të ardhme të bukur”.


Të mërkurën, në prag të vizitës shtetërore në Rusi dhe të pjesëmarrjes në kremtimet për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Madhe Patriotike në Moskë, presidenti kinez Xi Jinping botoi në “Rossiiskaia Gazeta” një artikull me titull “Të mësojmë nga historia për të krijuar një të ardhme të bukur”.

Kreu i shtetit i Kinës shprehet në këtë artikull se, gjatë Luftës Antifashiste Botërore, populli kinez e populli rus luftuan krah për krah dhe e mbështetën njëri-tjetrin, duke farkëtuar një miqësi të thellë me gjak dhe me jetë.

Para 80 vjetëve, forcat e së drejtës në mbarë botën luftuan së bashku duke mposhtur fashizmin. Sot pas 80 vjetëve, unilateralizmi dhe hegjemonia kanë sjellë rreziqe të thella dhe, si pasojë, njerëzimi ndodhet përsëri në një udhëkryq ndërmjet bashkimit ose përçarjes, ndërmjet dialogut ose kundërvënies. “Ne duhet të mësojmë nga historia, të marrim forca nga fitorja e madhe e Luftës Antifashiste, të kundërshtojmë me vendosmëri të gjitha format e hegjemonisë e të politikës së forcës dhe të punojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzimin,” u shpreh Xi.

Ai paraqit tre propozime në artikull, duke përfshirë mbajtjen e këndvështrimit të drejtë mbi historinë e Luftës së Dytë Botërore, ruajtjen me vendosmëri të rendit ndërkombëtar të pasluftës dhe mbrojtjen e drejtësisë ndërkombëtare.

Presidenti Xi theksoi se, në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare, duhen ruajtur autoriteti i OKB-së, sistemi ndërkombëtar me OKB-në në thelb, rendi ndërkombëtar i bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare që kanë në themel Kartën së OKB-së, duke vijuar promovimin e një bote shumëpolare dhe të një globalizimi ekonomik përfshirës.

Xi Jinping-u theksoi se ky vit shënon 80-vjetorin e çlirimit të Tajvanit. Kthimi i Tajvanit në Kinë është rezultat i fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe një pjesë e rëndësishme përbërëse e rendit ndërkombëtar të pasluftës. Deklarata e Kajros, Deklarata e Potsdamit dhe një sërë dokumentesh me fuqi ligjore përcaktuan sovranitetin e Kinës mbi Tajvanin, vuri në dukje ai, duke shtuar që faktet historike e ligjore janë të padiskutueshme dhe autoriteti i rezolutës nr. 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk mund të sfidohet. Pavarësisht se si ndryshon situata në ishullin e Tajvanit ose se si ndërhyjnë forcat e jashtme në çështjen e Tajvanit, prirja historike e ribashkimit të Kinës është e pandalshme, shprehet presidenti Xi në artikullin e botuar në median ruse.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështja e detit të zgjidhet në Strasburg

Në Forumin Ekonomik të Delfit, kreyministri Edi Rama u pyet nga kryeredaktori i gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas lidhur me marrëveshjen…

Global 360

Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështja e detit të zgjidhet në Strasburg

Në Forumin Ekonomik të Delfit, kreyministri Edi Rama u pyet nga kryeredaktori i gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas lidhur me marrëveshjen…