Lumi Gjanica deri dje gangrenë mjedisore, sot ndër shëtitoret më të bukura në Shqipëri

Rehabilitimi i lotit të tretë të lumit Gjanica po vijon me intensitet, si pjesë e transformimit urban që po përjeton qyteti i Fierit.


Rehabilitimi i lotit të tretë të lumit Gjanica po vijon me intensitet, si pjesë e transformimit urban që po përjeton qyteti i Fierit. Investimi i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, inspektuan nga afër punimet në lotin e tretë të këtij projekti.

“Në kantierin e punimeve të lotit 3 të projektit të rigjenerimit dhe mobilimit urban të lumit Gjanica, deri dje një gangrenë mjedisore e mbindotur në tërë gjatësinë e lumit, e burim përmbytjesh në zemër të qytetit, ndërsa sot një nga shëtitoret më të bukura në Shqipëri, e cila e plotëson mozaikun e transformimit urbanistik që vazhdon në Fierin e rilindur”, tha Rama.

Nga ana e saj, Balluku e cilësoi këtë si një nga projektet më të rëndësishme për qytetin e Fierit. “Është bërë një pjesë e mirë e pastrimit të sipërfaqes për gjithë ndërtimin e lotit të tretë”, tha ajo.

Drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, theksoi se loti i tretë, me gjatësi 5 kilometra, plotëson të gjithë gjatësinë e lumit Gjanica brenda qytetit. “Mund të jetë shëtitorja më e madhe që mund të ketë ndonjë qytet në Shqipëri. Nga një plagë urbane, po kthehet në një shëtitore dhe hapësirë të gjelbër”, u shpreh Agolli.

Ai shtoi se deri në muajin gusht pritet të përfundojë betonimi i shtratit të lumit, ndërsa i gjithë projekti synohet të përfundojë brenda këtij viti, duke u integruar me dy lotet e tjera të realizuara më parë.

Rehabilitimi i lumit Gjanica është pjesë e një vizioni më të gjerë për rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit, që përfshin gjithashtu ndërtimin e Pallatit të Sportit dhe rregullimin e sheshit qendror – një hapësirë publike që i kishte munguar qytetit.

Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica si një nga asetet natyrore dhe rekreative më të rëndësishme në zonën urbane të Fierit.

Burimi ATSH

Rama: Vetëm PS mund të kryejë misionin e anëtarësimit në BE, opozita kërkon bllokimin

Partisë Socialiste ka një mision kombëtar në drejtimin e vendit dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Vetëm PS mund të kryejë misionin e anëtarësimit në BE, opozita kërkon bllokimin

Partisë Socialiste ka një mision kombëtar në drejtimin e vendit dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.