Vjenë, Begaj me homologun austriak: Partneriteti mes dy vendeve forcohet dita-ditës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander van der Bellen


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander van der Bellen, me të cilin zhvilloi fillimisht takimin kokë më kokë, më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse dhe në fund krerët e dy shteteve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Në konfirmim të miqësisë tradicionale Shqipëri-Austri kryetarët e dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Biseda mes tyre përfshiu një gamë të gjerë diskutimesh, detajet e së cilës Presidenti Begaj i bëri të ditura në konferencën për gazetarët me Presidentin Van der Bellen.

Presidenti Begaj i shprehu homologut të tij mirënjohjen ndaj Austrisë për mbështetjen e hershme, të vazhdueshme e të përkushtuar në shumë fusha, si: në ekonomi, arsim, turizëm, në reformën në drejtësi dhe në veçanti në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

“Marrëdhëniet tona përbëjnë një partneritet që forcohet dita ditës”, deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar se Shqipëria dhe Austria kanë një dialog politik të shkëlqyer, ndajnë të njëjtat interesa strategjike, duke ruajtur vlerat e përbashkëta Euroatlantike.

“Ne duhet të mundësojmë që këto interesa strategjike të reflektohen në veprime të përbashkëta për një të ardhme të një Shqipërie të zhvilluar, një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian, një Ballkan Perëndimor të sigurt, paqësor dhe të integruar në BE, dhe një rajon larg ndikimit të aktorëve të tretë”, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria ka ecur me shpejtësi dy vitet e fundit dhe është optimiste për të hapur brenda vitit të gjithë grup-kapitujt, me objektiv kombëtar anëtarësimin në 2030.

“Pavarësisht se anëtarësimi do të marrë kohën e vet, për ne më shumë rëndësi ka procesi, i cili transformon shoqërinë, transformon mirëqeverisjen, ekonominë dhe sjell përfitime direkte për të gjithë qytetarët tanë”, shtoi Presidenti.

Presidenti Begaj vlerësoi Austrinë për angazhimin në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë në BE dhe, gjithashtu, lidershipin austriak për vizionin strategjik për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor të ankoruar fort në rrugën evropiane. Reflektimi i këtij angazhimi është edhe inicimi nga ana e Austrisë i grupit diplomatik “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, i cili është një koalicion që synon forcimin e angazhimit të Bashkimit Evropian për rajonin. Një qasje e tillë, – theksoi Presidenti Begaj, do të prodhojë stabilitet rajonal dhe do të zvogëlojë rreziqet gjeopolitike nga influencat e jashtme. Takimin e Komunitetit Politik Evropian, që do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj, Presidenti Begaj e konsideroi si të rëndësishëm dhe një lajm të mirë për Shqipërinë.

Gjatë takimit Begaj-Van der Bellen u diskutua edhe Kosova, për të cilën Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij mirënjohje për rolin dhe kontributin e Austrisë për pavarësinë, fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, për njohjet e reja dhe anëtarësimin e saj në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.