Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me 6 pikë.


Kombëtarja shqiptare fitoi 3-0 mbrëmjen e sotme përballë Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshjen e dytë për eliminatoret e Botërorit 2026.

Golat për Kombëtaren u shënuan nga sulmuesi Rey Manaj në minutat 9 dhe 19.

Trajneri Silvinjo zbriti në fushën e lojës me disa ndryshime nga sfida me Anglinë e 3 ditëve më parë, ku spikatën Broja dhe Manaj në sulm.

Në portë luajti sërish Strakosha; në mbrojtje Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Në mesfushë debutoi Shehu, teksa krah tij ishin dhe Asllani me Laçin. Në sulm luajtën titullarë Hoxha, Manaj dhe Broja.

Këto risi treguan se ishin të duhurat pasi Shqipëria mori menjëherë kontrollin e lojës, me qarkullim të shpejtë të topit, teksa miqtë ishin kujdesshëm në mbrojtje.

Në minutën e 9-të Shqipëria shënoi 1-0. Rey Manaj i dha avantazhin kuqezinjve, teksa shfrytëzoi një krosim në zonë nga Kristjan Asllani dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 19-të Shqipëria dyfishoi rezultatin, pasi Broja kontrolloi mjaft mirë një top të gjatë në zonë dhe pasi mbrapa, ku Rey Manaj nuk e pati të vështirë të realizonte golin e dytë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa fraksioni i dytë i lojës ishte disi më i ngadaltë, ku Kombëtarja u duk sikur më shumë kërkoi të kontrollonte lojën dhe avantazhin e dy golave.

Pas një pjese të dytë me ritëm të ulët deri mesatar, ishte Uzuni ai që në minutat shtesë gjeti rrugën e rrjetës dhe golin e tretë për Kombëtaren, pasi shfrytëzoi më së miri një kros të ardhur në zonë.

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me 6 pikë.

Lexo më shumë nga

Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti,

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti,