Rama në Bazën Ajrore të Kuçovës: Aset strategjik i NATO-s falë investimeve në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuçovës


Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.

Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.

Ministri Vengu informoi se skuadrilja e dronëve luftarakë është rritur dhe është plotësisht operacionale duke mundësuar fluturimet edhe natën. “Janë të mobilizueshëm dhe totalisht të ndërveprueshëm”, tha Vengu.

“Jemi në fazën e dytë e zhvillimit të Bazës Ajrore të Kuçovës pasi u inaugurua edhe me mbështetjen e NATO-s. Puna ka vijuar për ndërtimin e objekteve të reja. Aktualisht jemi në zonën e fortifikuar të depove të municionit e armatimit, raketave dhe bombave drejtuese të aviacionit ku kemi akomoduar të gjitha municionet dhe bombat drejtuese që kanë ardhur së fundi së bashku me dronët kamikazë në zbatim të marrëveshjes me aleatin turk”, tha Vengu.

Po ashtu, Vengu informoi se sapo kanë përfunduar punimet e Qendrës Stërvitore, e cila është marrë tashmë në dorëzim.

Ndërkohë kryeministri pa nga afër një demonstrim të shkurtër nga misioni që po realizonin sot dronët “Bajraktar” duke kryer monitorimin nga ajri të luginës së Vjosës me kërkesë të Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Kryeministri u informua se përveç patrullimit të kufirit detar apo tokësor, kjo qendër është në dispozicion për çdo detyrë që i ngarkohet nga agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Ndërkohë ministri Vengu informoi se Shkolla e Pilotimit do të vendoset në Vlorë, por duke ditur se baza statike e NATO-s si kjo e Kuçovës nënkupton edhe ardhjen e shumë instruktorëve, pilotëve dhe teknikëve të aviacionit, qoftë amerikanë por edhe të aleatëve të tjerë, ishte e nevojshme të kishim edhe një qendër si kjo me klasa, laboratorë dhe akomodim.

“Baza taktike e Kuçovës ka një personel prej 350 personash ndaj ne po rehabilitojmë edhe ish-Shtëpinë e Oficerëve në Kuçovë në mënyrë që të akomodohet gjithë personeli dhe familjarët”, shtoi ai.

📍Kuçovë – Në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime🚁🛬✈️🇦🇱

📍Kuçovë – Në Bazën Ajrore Taktike të NATO-s që po zhvillohet si një aset strategjik i Aleancës Euroatlantike, me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, bazë materiale të nivelit të lartë dhe trajnime të cilësisë së parë 🚁🛬✈️🇦🇱

Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile në shërbim të kontrollit të territorit, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare🪖

Posted by Edi Rama on Tuesday, March 18, 2025

Burimi ATSH

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim në Tiranë në kuadër të Samitit të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim në Tiranë në kuadër të Samitit të…