Presidenti Xi inspekton Guizhoun, thekson zhvillimin me cilësi të lartë

Presidenti Xi Jinping theksoi se vitaliteti i zhvillimit të një vendi është i lidhur ngushtë me mjedisin e tij të biznesit

Foto nga Xinhua

Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, President i Shtetit dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi rëndësinë e respektimit të zhvillimit me cilësi të lartë dhe nxitjes së rritjes duke thelluar më tej reformat dhe hapjen gjithëpërfshirëse, gjatë inspektimit të tij në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore nga e hëna deri të martën.


Foto nga Xinhua

Pasditen e të hënës, Xi Jinping vizitoi një fshat në prefekturën autonome Qiangdongnan të kombësive Miao dhe Dong. Në hyrje të fshatit, fshatarë të veshur me kostume etnike kënduan këngën etnike Dong për të pritur Xi. Xi Jinping dëgjoi me shumë interes prezantimin e këngës etinike Dong. Më pas, ai shikoi fshatin Dong dhe dyqanet turistike. Më vonë vizitoi Qëndrën e Kulturës së Kombit Dong. Xi Jinping vuri në dukje se kulturat e pakicave etnike janë një pjesë e domosdoshme e kulturës kineze. Duhet të mbrojnë fshatra, banesat, ndërtesat me karakteristikat dhe do të trashëgohet trashëgimi jomaterial. Duhet të zhvillohet trashëgimi në mënyrën e inovacionit.


Foto nga Xinhua

Xi Jinping bisedoi me kuadrot e fshatit dhe përfaqësuesit e fshatarëve dhe pati një shkëmbim të përzemërt. Të gjithë nxituan t’i tregonin Xi-së ndryshimet e këndshme që kanë ndodhur në fshatra vitet e fundit. Xi shprehu kënaqësi kur pa që fshati Dong është aq i mbrojtur dhe se masat popullore të kombit Dong jeton një jetë të lumtur.

Në mëngjesin e të martës, Xi Jinping dëgjoi raportet e punës së Komitetit të Partisë Provinciale Guizhou dhe Qeverisë Provinciale. Xi Jinping vuri në dukje se zhvillimi me cilësi të lartë është një kërkesë e pashmangshme për modernizimin e stilit kinez. Guizhou duhet t’i përmbahet ekonomisë reale si themeli i saj, të forcojë zhvillimin e inovacionit, të përshpejtojë transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale, të zhvillojë në mënyrë aktive industritë të reja strategjike dhe të forcojë dhe përmirësojë ekonominë dixhitale, energjinë e re dhe industri të tjera. Duhet të mbrojnë mjedisin ekologjik dhe të përpiqen të transformojnë avantazhet ekologjike në avantazhe zhvillimore.

Xi Jinping theksoi se vitaliteti i zhvillimit të një vendi është i lidhur ngushtë me mjedisin e tij të biznesit. Guizhou duhet të integrohet në mënyrë aktive në ndërtimin e një tregu të unifikuar kombëtar. Guizhou duhet të përdorë mirë mundësitë e ofruara nga ndërtimi i Korridorit të Ri Perëndimor Tokë-Det, të lidhet në mënyrë aktive me ndërtimin e Zonës së Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Makao dhe Rrethit Ekonomik të Qyteteve Binjake Chengdu-Chongqing.

Xi Jinping vuri në dukje se është e nevojshme të zhvillohet bujqësia moderne me efikasitet të lartë e specifike për malet në përputhje me kushtet lokale dhe të kultivohet industri karakteristike kryesore me forcë të qëndrueshme konkurrencore në treg. Duhet të promovojnë rritjen e të ardhurave dhe pasurisë së masave popullore nëpërmjet zhvillimit industrial.

Xi Jinping theksoi se Guizhou ka një trashëgimi të thellë historike, kulturë të pasur revolucionare dhe kulturë shumëngjyrëshe etnike. Duhet të përfitojmë nga ky avantazh për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe social. Duhet të thellojnë integrimin e kulturës, turizmit dhe sportit, të pasurojnë mënyrat e industrisë së turizmit dhe të krijojnë një markë të re kulturore dhe turistike të ” Guizhou i larmishëm”.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…