Rama: Shqipëria, prezantimi më dinjitoz në këto 25 vite në Berlin

Stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.


Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale, nga Berlini ku Shqipëria mban Vendin e Nderit për vitin 2025, nën sloganin “Albania All Senses”.

Rama u shpreh se, stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.

“Mbrëmja e djeshme ka qenë realisht një goditje shumë në shenjë të vëmendjes”, tha kryeministri, teksa falënderoi gjithë ekipin që u angazhua me shumë përkushtim.

Rama falënderoi të gjithë ata që erdhën nga Shqipëria në Berlin dhe shkëlqyen me performancat e tyre, por shtoi ai, “shkëlqyen edhe mbrapa kuintave, mbrapa skenës dhe ishin tamam “sahat zvicerian”. Bravo, bravo, bravo, një paraqitje e shkëlqyer e Shqipërisë!”.

“A e imagjinoni dot këtë vetëm disa vite më parë?”, pyeti kreu i qeverisë.

“Jo vetëm i Shqipërisë, por të gjitha këto vendet e nderit më përpara i kemi “mbytur” më përpara, i kemi “mbytur” kësaj radhe ne. Për shembull, vjet ishte Gjeorgjia”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “kur kemi ardhur vjet që kemi bërë gjithë ato biseda, na shihnin akoma me një lloj skepticizmi gjermanët”.

“Realisht jemi në një situatë që jo s’kemi qenë kurrë, por që do të ishte e vështirë të imagjinohej vetëm deri pak vite më parë. Pak fare. Po ju them prapë që vjet kur kemi ardhur këtu ka qenë jo e lehtë. Ka qenë situatë goxha skeptike. Kemi bërë shumë biseda, por pastaj, vera e vjetshme na ka çliruar shumë, kanë ardhur shumë nga këta pararojat e vëzhgimit për të parë dhe arritëm në afro 400 mijë turistë gjermanë dhe këtë vit synojmë që të kapërcejmë gjysmë milionëshin, të paktën nga turistë gjermanë. Po turistët gjermanë janë vërtetë një lloj testi shumë domethënës sepse janë të ngadaltë në marrjen e vendimit sa të hyjnë në një vend, pastaj janë komplet pushtues. Janë turistë që shpenzojnë në mënyrë domethënëse. Janë turistë që vijnë me të gjitha pretendimet, të gjitha kategoritë, nga ata që ngjiten nëpër male, tek ata që rrijnë shtrirë gjerë dhe gjatë në diell. Kështu që kjo është shumë gjë e mirë që na ka ndodhur”, tha Rama.

Por, shtoi kreu i qeverisë, “nga ana tjetër është imazhi që ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë shumë të plotë edhe në aspektin e proceseve të tjera, të respektit të dinjiteti, të anëtarësimit në BE, patjetër. Është pak, por e sigurt që përmes turizmit disa vende përpara nesh e thyen akullin dhe kapërcyen malin e paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal, nuk ka qenë mal”.

👀SY m’SY👀

👀SY m’SY👀

Posted by Edi Rama on Monday, March 3, 2025

Rama publikon protestuesit e ndaluar me precedentë penalë: S’janë studentë, por pjesë e komponentit kriminal

Kryeministri Edi Ram publikoi foto dhe inicialet e identitetit të personave të ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë protestave të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon protestuesit e ndaluar me precedentë penalë: S’janë studentë, por pjesë e komponentit kriminal

Kryeministri Edi Ram publikoi foto dhe inicialet e identitetit të personave të ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë protestave të…