Parma, Balla – shqiptarëve: Votoni më 11 maj për Shqipërinë në BE në vitin 2030

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Parma Itali.


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Parma Itali.

Në fjalën e tij Balla u bëri thirrje të bashkatdhetarëve që të regjistrohen në portalin e KQZ për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit nga vendi ku jetojnë përmes postës.

“Besoj se në 17 ditët e mbetura deri më 4 mars ka ende kohë të mjaftueshme për të dyfishuar numrin e atyre që duhet të bëhen pjesë e votës së 11 majit. Vota e 11 majit është një votë e rëndësishme. Bëhet fjalë për zgjedhjet e para që nga 31 marsi 1991 ku më në fund ndreqet një gabim ose një borxh historik.

Balla njohu kontributin italian me mbështetje ndaj emigrantëve dhe rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

“Ne jemi mirënjohës Italisë dhe qeverive italiane pa asnjë dyshim për mbështetjen dhe interesimin ndaj nesh. Shpresoj që në ditët në vijim parlamenti italian të votojë për njohjen e pensioneve për plot 500 mijë shqiptarë që përfitojnë. Pse nuk e negocionin qeveritë më parë? Italia mbetet mbështetëse kryesore e rrugës në BE dhe synojmë të mbyllim rrugëtimin për në BE që 2030 të na gjejë anëtarë të BE-së. Ta ndjeni veten të barabartë mes të barabartëve në familjen e madhe të Europës. Ky është një ribashkim i Shqipërisë me Europën. Siç thoshte Naim Frashëri për ne shqiptarët, dielli lind andej nga perëndon dhe e para që vjen për ne është Italia.”

Balla tha se Shqipëria ndjehet krenare me bijtë e saj në diasporë.

“Keni fituar eksperiencë, njohuri, kulinari. Ky është thelbi i kësaj fushate: Ne duam që ju të jeni krenarë me Shqipërinë siç jemi ne krenarë me secilin prej jush.” ishte mesazhi i Ballës në Parma.

Burimi ATSH

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…