Balla: Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje të jetë sa më e madhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Detroit, zhvilloi një vizitë në biznesin “Universal Transport”,


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Detroit, zhvilloi një vizitë në biznesin “Universal Transport”, një ndër kompanitë më të mëdha të transportit në shtetin e Miçiganit, në pronësi të Adriatik Shekos, që merret me transportin e pjesëve të këmbimit në të gjitha shtetet.

Kjo kompani, me zyrë edhe në Shqipëri, ka të punësuar 250 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, dhe ka 25 vite që bën biznes.

“Pjesa në Shqipëri është në funksion të dispeçerisë këtu, të cilat merren me të dhënat që dërgon sistemi dhe i shkojnë klientit. Kemi momentalisht 12 vetë të punësuar në Shqipëri”, tha Sheko, ndërsa Balla vlerësoi idenë e transferimit të një pjese të operacioneve të një biznesi shqiptar nga SHBA në Shqipëri.

Biznesmeni mendon të investojë në Shqipëri, duke thënë se ndryshe nga vitet e para të demokracisë, kur të gjithë iknin, tani mendojnë kthimin.

Ai e falënderoi drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Diasporën për mundësinë që kanë këtë vit shqiptarët jashtë atdheut për të votuar.

“Ky është një lajm i bukur”, deklaroi Balla, duke e cilësuar të padrejtë që diaspora ishte e përjashtuar nga vendimmarrja.

“Thirrja ime këtu nga Detroiti, nga shteti i Miçiganit, për të gjithë bashkatdhetarët jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën është: Duhet të regjistroheni! Është shumë e rëndësishme që të kuptoni që deri në 4 mars është afati i regjistrimit. Mjafton telefoni, i cili të jetë i pajisur me një kamera ballore, të hysh në faqen KQZ.GOV.AL, vendos numrin tënd të telefonit. Aty të vjen një kod nga KQZ dhe duhen vetëm pak minuta, 4-5 minuta, ku ti të vendosësh disa të dhëna, përfshirë këtu fotografimin e fytyrës, kartën e identitetit shqiptare, apo pasaportën shqiptare dhe një dokument që të vërtetojë adresën këtu dhe ti quhesh një votues nga jashtë, i regjistruar dhe në atë adresë do të vijë dhe fleta e votimit.”

Balla tha se pjesëmarrja duhet të jetë sa më e madhe sepse jemi në një kontekst historik të mandatit gjatë të cilit do të ndodhë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…