Regjistrimi i Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, PS hap zyra informuese dhe ngre grupe lëvizëse ndihmëse

Drejtuesit politikë të PS-së në disa qarqe, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi gjatë kësaj fundjave ishin në Athinë dhe Janinë ku janë hapur edhe zyra informuese për të asistuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Drejtuesit politikë të PS-së në disa qarqe, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi gjatë kësaj fundjave ishin në Athinë dhe Janinë ku janë hapur edhe zyra informuese për të asistuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Drejtuesja politike e PS e Qarkut Fier, Belinda Balluku u shpreh se gjatë takimit me bashkëatdhetarët tanë, i informuan dhe i qartësuan ata për procesin e regjistrimit dhe më tej akoma, për pjesëmarrjen në procesin e votimit.

Burimi ATSH

Zv.kryeministrja Balluku nënvizon se diaspora shqiptare ka qenë dhe do të mbetet një forcë e rëndësishme jo vetëm për lartësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, por edhe për ndikimin që ka në zhvillimin ekonomik e social te vendit.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve të Diasporës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, një mundësi kjo për herë të parë në histori nga katër anët e botës kudo që ata jetojnë dhe punojnë.

“Një thirrje për të gjithë shqiptarët e Diasporës. Kjo është një mundësi historike për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025 për “Shqipërinë 2030”, bëri thirrje bashkëdrejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro u shpreh se “komuniteti shqiptar po tregon një interes të madh për ushtrimin e të drejtës së votës nga diaspora në zgjedhjet e 11 Majit, me dëshirën dhe krenarinë për ta çuar Shqipërinë në majën që i takon, në familjen e madhe evropiane”. “Ky është një proces administrativ. Pjesa më e bukur është fryma, pasoni dhe dëshira për Shqipërinë 2030. Ky është mesazhi më i mirë që morëm në këto 3 ditë në Janinë dhe në Athinë”, deklaroi ajo, duke shtuar se “ne e mbajtëm fjalën dhe e miratuam ligjin për votimin nga jashtë vendit, tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara Bashkë për Shqipërinë 2030”.

Drejtuesi politik i PS në Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi deklaroi se “ne kemi ngritur zyrat tonë për të asistuar shqiptarët për regjistrimin si dhe numrat e telefonit në dispozicion për t’i asistuar edhe aty ku ata banojnë nëse nuk vijnë dot në zyra. Pra kemi ngritur grupe lëvizëse që të vijnë t’u asistojnë në vendit ku ju jetoni”.

Ai apeloi të gjithë shqiptarëve të Diasporës që të regjistrohen dhe mos të humbin të drejtën për të votuar.

Këtë fundjavë nisi për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste regjistrimi i votuesve të 11 majit në diasporë. Kush është jashtë dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, duke votuar me postë nga aty ku banon, duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: https://diaspora.kqz.gov.al.

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…