Rama: Mbi një milion konsumatorë përfitojnë nga ulja e çmimit të energjisë

Në një konferencë për shtyp së bashku me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për çmimin e ri të energjisë elektrike, Rama tha se, “në 35 vite, që kur ndryshoi forma e qeverisjes në Shqipëri, nuk është ulur kurrë çmimi i energjisë, vetëm është rritur”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot kategoria që përfiton nga ulja e çmimit është mbi 1 milion konsumatorë.

Në një konferencë për shtyp së bashku me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për çmimin e ri të energjisë elektrike, Rama tha se, “në 35 vite, që kur ndryshoi forma e qeverisjes në Shqipëri, nuk është ulur kurrë çmimi i energjisë, vetëm është rritur”.

Rama theksoi se, “ne e kemi gjetur sektorin në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme vetëm me vende që ne nuk e dimë ku janë, por që nuk kishte asnjë lidhje me Evropën ku jetojmë dhe ku niveli i humbjeve për shkak të vjedhjeve haptazi ditën për diell, me bekimin elektoral të qeverisë dhe patjetër edhe me ndihmën e injorancës dhe të paaftësisë qeverisëse, shkonte afro 50%.

Ndërkohë që tek ai 51%, 52% i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit, vetëm 65% paguanin, se të tjerët e merrnin energjinë, por nuk e paguanin dhe kishte një fashë atëherë, me demek fashë mbrojtëse, që ishte një fashë kaosi dhe abuzimi, sepse aty futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet që ndanin aktet e vilave dhe paguanin fasha sipas katit. Dhe janë fakte këto që i kemi parë, se janë ekspozuar në atë kohë dhe ajo fashë gjithsesi mbronte pak më shumë se 100 mijë konsumatorë”.

Rama nënvizoi se, “sot kategoria që përfiton nga ulja e çmimit është mbi 1 milion konsumatorë, 10 herë më e madhe është mbrojtja dhe përkujdesja që i jep qeveria dhe që i jep sektori publik qytetarit”.

“Është një pension minimal plus nga ulja e këtij çmimi. Një pension plus, që për pensionistët është një gjë shumë e madhe”, tha Rama.

Duke mos harruar, shtoi Rama, “që kjo qeveri çdo vit paguan drejtpërdrejtë për llogari të pensionistëve kryefamiljarë në faturën e tyre të energjisë mbi 20 milionë euro sot që flasim që ia derdh OSHEE-së dhe i thotë këta në faturë kanë këtë kompensim nga qeveria”.

“Këtu tani flasim për të gjithë shtresën e mesme. Ajo pjesë që është mbi 700 kilovatët është një pjesë e vogël njerëzish shumë të kamur, që do të vazhdojnë të paguajnë çmimin 9,5”, tha Rama.

Por ama, shtoi kreu i qeverisë, “kini parasysh që të gjithëve, në periudhën para konsolidimit dhe vendosjes së një çmimi nga ne më parë, iu merreshin sa ç’i merren sot biznesi, 13,5 lekë”.

Pra, tha Rama, “sa i merren biznesit sot, i merrej të gjithë qytetarëve dhe shtresës së mesme, që keni dëgjuar sesa shumë jua qajnë hallin, pa e ditur fare se çfarë kanë parasysh me këtë”.

“Kjo e sotmja është vërtetë një ditë shumë domethënëse për mua personalisht si kryeministër, sepse është materializimi i një rezultati që nuk është rezultat i një veprimi, por është rezultati i një morie veprimesh dhe i një morie ndërveprimesh që sjell në këtë pikë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se shumë kauza publike rrezikojnë…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se shumë kauza publike rrezikojnë…