MEPJ: Angazhim për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore


Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore deri në vitin 2030, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një njoftim për mediet bën të ditur se, Shqipëria si anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, është e angazhuar aktivisht në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Dhuna ndaj grave duhet të marrë fund-përgjithmonë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për fuqizimin e grave duke siguruar qasje në drejtësi, sisteme të plota mbështetjeje dhe mundësi të barabarta. Së bashku, mund të krijojmë një të ardhme ku çdo grua dhe vajzë të ndihet e sigurt, e respektuar dhe e vlerësuar. Le të bashkohemi për të investuar në parandalimin e dhunës ndaj grave”, citon njoftimi i MEPJ.

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…