Karçanaj: Të vetmit në Europë që po transpozojmë legjislacionin e BE-së përmes Inteligjencës Artificiale

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj mori pjesë sot në takimin e Bordit të Rishikimit të të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale (DARB) në Washington


Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj mori pjesë sot në takimin e Bordit të Rishikimit të të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale (DARB) në Washington.

Gjatë eventit treditor të dialogut të nivelit të lartë për Inteligjencën Artificiale në mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë kibernetike, Karçanaj përfaqësoi Shqipërinë si koordinatore kombëtare.

Karçanaj theksoi se viti 2024 ka qenë një vit i veçantë për Shqipërinë, duke shënuar avancimin teknologjik dhe progresin më të lartë në fushën e Inteligjencës Artificiale.

“Ne kemi hedhur baza të forta për përdorimin e përgjegjshëm dhe efektiv të Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, duke u bërë një model për vendet e tjera. Jemi vendi i vetëm në Europë që po përdorim AI në procesin e transpozimit të legjislacionit të BE-së, një zgjidhje që mund të shërbejë si model për vendet që aspirojnë integrimin europian”, theksoi Karçanaj.

Po ashtu, drejtoresha e AKSHI-t nënvizoi se Shqipëria është në një fazë të avancuar të hartimit të Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila do të vendosë një kuadër gjithëpërfshirës për zhvillimin e kësaj teknologjie në vend.

Karçanaj ndau qëndrimet mbi aspiratën e vendit për të qenë lider në Ballkanin Perëndimor për dixhitalizimin, mbrojtjen kibernetike dhe Inteligjencën Artificiale, si dhe vendosmërinë për të ofruar mbështetje të vazhdueshme si anëtar i rëndësishëm i NATO-s.

Po ashtu, ajo shprehu përkushtimin e Shqipërisë për të përmirësuar strategjitë e Inteligjencës Artificiale dhe për të siguruar që teknologjitë moderne të shërbejnë për përmirësimin dhe forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes Aleancës.

“U diskutuan zgjidhjet e avantazheve në përdorimin e ‘GenerativeAI’ dhe metodave të tjera AI dhe ML, në definimin e kërkesave teknike. Theksova, gjithashtu, rëndësinë e përcaktimit të specifikimeve dhe projeksionit për mënyrat efikase të përdorimit të AI, për kohezion, sinergji dhe sinkronizim mes aleatësh”, tha Karçanaj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…