Spiropali në Riga: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar me Letoninë

Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Letonisë dhe Parlamenti i Ukrainës


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Riga për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Letonisë dhe Parlamenti i Ukrainës, në kryeqytetin e Letonisë, Riga.

Pasditen e sotme Spiropali zhvilloi një takim me kryetaren e Parlamentit të Letonisë, Daiga Mierina.

Spiropali dhe Mierina diskutuan mbi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Letonisë dhe mundësitë e zgjerimit të tyre në fushën e ekonomisë, tregtisë, transportit, mbrojtjes, zhvillimit teknologjik e digjitalizimit, turizmit dhe në fusha të tjera.

Shqipëria dhe Letonia janë partnerë në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e sigurisë, paqes dhe lirisë së kombeve. Shqipëria dhe Letonia, do të vijojnë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, për sigurinë, kthimin e rendit ndërkombëtar, për një paqe të drejtë të qëndrueshme.

Duke e falënderuar Mierina-n për mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë, (Letonia është i pari vend anëtar i BE-së që ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Acociimit me vendin tonë) Spiropali shprehu besimin se, kjo mbështetje do të vijojë edhe pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në 15 tetor dhe çeljes së negociatave për grup-kapitujt “Themelorët”.

Shqipëria, nënvizoi Spiropali do të vijojë reformat demokratizuese dhe integruese, duke u përgatitur për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare dhe mirëpresim ekspertizën e Letonisë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Shqipëria është një protagoniste e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe Spiropali vlerësoi politikat dhe qasjen konstruktive të Letonisë për Ballkanin Perëndimor, për nxitjen e bashkëpunimit mes shteteve, institucioneve dhe njerëzve në rajon.

Letonia është mes vendeve të para që kanë njohur Kosovën dhe Spiropali shprehu bindjen se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë.

Homologet diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, në të gjitha nivelet, në nivel kryetarësh të parlamenteve, Grupeve të Miqësisë, komisioneve parlamentare dhe deputetëve, duke përcaktuar si prioritet të këtij bashkëpunimi përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

(ATSH)

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…