Spiropali: Bashkëpunim me qeverisjen vendore për të qenë më afër qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nisi sot takimet në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, në qarkun e Beratit, i cili po zhvillohet gjatë Javës së Gjelbër të Kuvendit.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nisi sot takimet në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, në qarkun e Beratit, i cili po zhvillohet gjatë Javës së Gjelbër të Kuvendit.

Spiropali u takua me kryetarët e bashkive Berat, Kuçovë dhe Dimal.

Gjatë takimit të kryetares Spiropali me kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo, u diskutua për investimet në infrastrukturë, shërbimet për qytetarët, arsimin, turizmin, sipërmarrjet dhe inovacionin.

Demo shprehu fillimisht vlerësimet për programin “Kuvendojmë për Shqipërinë”, ndërsa nënvizoi se Bashkia Berat është nga ato bashki që ka pësuar transformim të jashtëzakonshëm dhe kjo ndjehet tek qytetarët.

“Kemi investime të mëdha të planifikuara. Transformimet në bashkinë Berat janë të jashtëzakonshme. Kemi investime edhe në sistemin arsimor. Ndërsa për sa i përket turizmit, dua të flas dhe me shifra. Po i afrohemi 1 milionë turistëve”, u shpreh Demo.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se nuk do të mungojë mbështetja ndaj qytetit të Beratit për të qenë më pranë qytetarëve.

Gjatë takimit me me kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, kryetarja Spiropali, u shpreh se problemet e qytetarëve, komuniteteve lokale dhe qeverisjes vendore janë prioritet i Kuvendit dhe deputetëve.

Sipas saj, “vëmendja e kthyer nga bashkitë me ndryshimin e politikës së pagave për pushtetin vendor, është pozitive dhe mundësi për të marrë dhe mbajtur në punë profesionist të aftë”.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë që u jepet bashkive që të tërheqin nga tregu në mënyrë konkurruese profesionistë, të jenë sa më eficiente, të kenë mundësi të rrisin treguesit e performancës dhe që kjo e fundit të jetë e lidhur gjithashtu edhe me financimet”, theksoi Spiropali.

Spiropali nënvizoi se skema e granteve të BE-së për bashkitë është një mundësi shumë e mirë që u ofrohet atyre sot, për investime në infrastrukturë, shërbimet publike, zhvillimin ekonomik vendor, krijimin e vendeve të reja të punës, fuqizimin e të rinjve etj.

Në vijim, Spiropali, së bashku me kryetarin e Bashkisë, Hajdari dhe Tomi Bebi, drejtues i Qendrës Shëndetësore Kuçovë, bënë një marshim në bulevardin kryesor të qytetit, në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Në fund të marshimit, Kryetarja e Kuvendit theksoi se “mesazhet dhe mbështetja që ne ndajmë sot dhe gjatë gjithë këtij muaji, synojnë të nxisin vetëdijen dhe të përçojnë rëndësinë e kujdesit për shëndetin e çdo gruaje, duke mbështetur ata që përballen me këtë sfidë dhe inkurajuar parandalimin për të gjithë”.

“Ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt parandalimit. Do i kërkoja çdo zonje, çdo nëne dhe gruaje mos e nënvlerësoni fuqinë e diagnostikimit të hershëm, është arma jonë më e fortë për të mposhtur këtë sëmundje. Një kontroll sot mund të shpëtojë jetën nesër”, përfundoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit zhvilloi gjithashtu një takim në qytetin e Dimalit, me kryetaren e Bashkisë së qytetit, Juliana Memaj.

Gjatë takimit, si një bashki me karakter kryesisht rural, kryetarja Spiropali diskutoi skemën e mbështetjes ndaj fermerëve të zonës, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të banorëve të bashkisë, mundësitë për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, planet afatmesme për rritje buxheti për investime të tjera të nevojshme, etj.

(ATSH)

Rama në Bordin e Paqes me presidentin Trump, Balla: Mbani televizorët ndezur në orën 16:00

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Donald Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bordin e Paqes me presidentin Trump, Balla: Mbani televizorët ndezur në orën 16:00

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Donald Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes