Begaj në Estoni: Mbështesim njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Estoni, zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin Kristen Michal, kryetarin e Parlamentit, Lauri Hussar


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Estoni, zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin Kristen Michal, kryetarin e Parlamentit, Lauri Hussar, dhe me autoritete të tjera, me të cilët bisedoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e aleancës si vende të rreshtuara në anën e duhur të historisë në përballjen me sfidat e përbashkëta për garantimin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit.

Kjo vizitë në Estoni, – siç u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me Kryeministrin Kristen Michal, – ka qenë shumë e frytshme dhe dëshmi e angazhimit të plotë të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi faktin se distanca gjeografike ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë nuk përbën asnjë pengesë për vendet që mbrojnë të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare, si dhe nuk e frenon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe turizmin.

“Le të forcojmë miqësinë tonë duke zgjeruar rrugët e bashkëpunimit ekonomik e duke mbështetur njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi”, – theksoi Presidenti Begaj gjatë bisedës me Kryeministrin Kristen Michal, të cilin e falënderoi për ndihmën ndaj Shqipërisë pas sulmit kibernetik të vitit 2022 dhe asistencën për reformat administrative.

Ndërsa vlerësoi miqësinë mes dy popujve, Kreu i Shtetit solli në vëmendje disa momente historike të përbashkëta të Estonisë nën pushtimin sovjetik dhe të shkuarën komuniste të Shqipërisë e cila, sipas Presidentit Begaj, ka vuajtur si askush tjetër nën pushtimin e kësaj ideologjie.

Duke u ndalur në marrëdhëniet Shqipëri-Estoni ndër vite, Presidenti i Republikës i përcolli falënderime Kryeministrit Michal për mbështetjen në procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE dhe për rolin si “avokate e fortë e zgjerimit të Unionit me Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Republikës përsëriti qëndrimin se Bashkimi Evropian në këtë moment ka nevojë strategjike për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor përballë rrezikut të influencës së aktorëve të tretë në rajon. Shqipëria, – theksoi ai, – ka konfirmuar besnikërinë e palëkundur ndaj politikave Euroatlantike dhe së fundi e ka dëshmuar këtë me mbështetjen në çdo formë ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, në takimin me kryetarin e Parlamentit, Hussar dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Estoni-Shqipëri, Eerik-Niiles Kross, u theksua nevoja e rritjes së bashkëpunimit përmes grupeve parlamentare.

 

Një pritje e veçantë iu rezervua Kreut të Shtetit të Shqipërisë nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Talin, Jevgeni Ossinovski, si edhe nga Urmas Klaas, kryetar i Bashkisë së qytetit Tartu.

Gjatë qëndrimit në Estoni, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi qendrat më të rëndësishme të teknologjisë së informacionit dhe kibernetikës në Talin, si edhe Universitetin e Tartu-së në Kolegjin e Mbrojtjes së Vendeve Baltike.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Demo: Marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, partneriteti strategjik i padiskutueshëm

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, partneriteti strategjik i padiskutueshëm

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve…