Rama: Turistë këtë sezon si asnjëherë më parë në Qafën e Valbonës

Turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë zgjedhin përveç detit edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike.

Turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë zgjedhin përveç detit edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë.

Qafa e Valbonës është shteg epik për krejt Alpet Shqiptare i kërkuar dhe përshkuar nga shumë udhëtarë shqiptarë e të huaj, tashmë në çdo stinë të vitit.

E vendosur në një lartësi 1759 m mbi nivelin e detit, ajo rrethohet nga maja të tjera më të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj.

Shtegu i kalimit këmbësor fillon në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam të Shalës. Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahët, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë, por nga Valbona itinerari është më i lehtë.

Ecja drejt Qafës së Valbonës mund të fillojë nga bujtina në luginë apo nga fillimi i shtegut në Gjelaj të Valbonës ose Gjelaj të Thethit. Për të kursyer kohë mund të sigurohet një transferte lokale nga bujtina deri në fillimin e shtegut të shënuar.

Qafa e Valbonës mund të arrihet në 2.5 – 3 orë, bashkë me ndalesat, nga cilido krah. Në total ky shteg merr 6-7 orë ecje.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

15 vite nga themelimi i OGP, Rama: Qeverisja e hapur nuk duhet të merret si e mirëqenë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “qeverisja e hapur nuk duhet të merret si e mirëqenë”, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin në…

Global 360

Rama uron Melonin: Qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane

Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeministren Giorgia Meloni, në një ditë historike për qeverinë italiane, e cila, pas 1413 ditësh…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

15 vite nga themelimi i OGP, Rama: Qeverisja e hapur nuk duhet të merret si e mirëqenë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “qeverisja e hapur nuk duhet të merret si e mirëqenë”, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin në…