Veliaj takim me bashkitë malazeze, anëtare të B40 në Podgoricë: Të lobojmë për projektet e BE-së

Në cilësinë e Presidentit të B40, organizim që këtë vit kryesohet nga kryeqyteti shqiptar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi në Podgoricë një takim me bashkitë malazeze anëtare ose potenciale për t’u anëtarësuar në rrjetin e B40.

Në cilësinë e Presidentit të B40, organizim që këtë vit kryesohet nga kryeqyteti shqiptar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi në Podgoricë një takim me bashkitë malazeze anëtare ose potenciale për t’u anëtarësuar në rrjetin e B40.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se ambicia e Tiranës si Presidencë e B40 këtë vit është shtimi i bashkive anëtare të rrjetit, forcimi i kësaj aleance dhe bashkëpunimi përtej nivelit të liderëve, duke iu referuar ekipeve sportive dhe biznesit.

“Si shqiptar ndihem shumë mirë në Mal të Zi sepse gjykoj se kemi një nga fqinjët më të mirë që mund të kishim. Një fqinj me të cilin bashkëjetojmë, me të cilin kemi ndarë momente të vështira, kemi të njëjtën aspiratë drejt BE-së dhe një bashkëjetese, ku suksesi i secilit prej nesh është suksesi i të gjithëve. Si President i B-40 për këtë vit, ambicia ime është që rrjeti ynë të rritet me më shumë anëtarë nga Mali i Zi. Dua që rrjeti ynë të forcohet, për të lobuar më shumë për aktivitete që sjellin vëmendjen e BE-së dhe të financave evropiane për Ballkanin. Por, përtej bashkëpunimit në nivel liderësh, njerëzit, të rinjtë tanë, komunitetet tona, ekipet tona sportive, arti, kultura, por sidomos biznesi e ekonomia, të lulëzojnë mes komuniteteve tona”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se synohet rritja e fuqisë lobuese sa i takon projekteve që financohen nga Bashkimi Europian, sidomos për bashkitë e vogla që kanë më shumë nevojë për asistencë.

“Ne kemi nisur një iniciativë të madhe lobimi. Duam që në të gjitha rrjetet, sidomos në komunitetin e rajoneve dhe qyteteve në BE, ta rrisim pak fuqinë tonë lobuese, kur vjen puna tek projektet që financohen nga BE, sidomos për bashkitë e vogla, që kanë edhe më shumë nevojë për asistencë. Ne sapo kishim në Tiranë modulin për mjedisin. Do të kemi këtë muaj, modulin për rininë, ku presim të gjithë të rinjtë e rajonit; do të kemi diçka për ekonominë dixhitale etj. Kemi edhe disa platforma edhe në nivel teknik, për të ndihmuar qytetet”, u shpreh kryebashkiaku.

Lexo më shumë nga

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë