Lai Ching-te do të gozhdohet në shtyllën e turpit të historisë

Nga 23 deri më 24 maj, Teatri Lindor i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze organizoi forcat tokësore, detare, ajrore dhe forcat e raketave për të zhvilluar manovrën “Shpata e Përbashkët-2024A” rreth ishullit të Tajvanit.


Nga 23 deri më 24 maj, Teatri Lindor i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze organizoi forcat tokësore, detare, ajrore dhe forcat e raketave për të zhvilluar manovrën “Shpata e Përbashkët-2024A” rreth ishullit të Tajvanit.

Fokuset e manovrës janë patrullat e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare dhe ajrore, kapja e përbashkët e kontrollit kompleks të fushës së betejës, goditja e saktë ndaj objektivave etj.

Luftanijet dhe aeroplanët arritën pranë ishullit Tajvan për patrullim. Forcat ushtarake lëvizën së bashku rreth ishullit, për të inspektuar aftësinë e luftimit praktik të trupave të teatrit lindor.

Kjo është një vepër e drejtë e Kinës, për të ruajtur sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial. Është një ndëshkim i fuqishëm për aktin e “pavarësisë së Tajvanit” të forcave separatiste dhe paralajmërim serioz për ndërhyrjen dhe provokimin e forcave të jashtme.

Si një “punonjës pragmatik i pavarësisë së Tajvanit”, lideri i rajonit, Lai Ching-te, mbajti një fjalim më 20 maj, që është “rrëfimi i tij për pavarësinë e Tajvanit”, duke provokuar seriozisht parimin e Një Kine, si dhe duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit. Kundërmasat e pjesës kontinentale të Kinës janë të përshtatshme, të ligjshme dhe të nevojshme.

Në fjalimin e tij, Lai Ching-te përdori “Kinën” për ta quajtur si pjesën kontinentale të Kinës. Përdori “shtetin” për të quajtur Tajvanin, duke promovuar të ashtuquajturën “pavarësinë sovrane”. Ai përdori terma si “pavarësia e dy brigjeve nga njëri-tjetri”, “vendimi i banorëve të Tajvanit” dhe opinionet e tjera përçarëse, me qëllim për të bërë bujë të madhe, në lidhje me të ashtuquajturin identitet “shtet”, për të zëvendësuar marrëdhënien e të dy brigjeve si marrëdhënia e dy shteteve.

Nëse Lee Teng-hui, Chen Shui-Bian, Tsai Ing-wen, përdorën disa shprehje të paqarta në fjalimin e inagurimit, fjalimi i Lai Ching-te është një shprehje e pamaskuar dhe e shpejtë për të kërkuar “pavarësinë e Tajvanit”. Qëndrimi i tij është jashtëzakonisht i shfrenuar dhe kërkimi akoma më radikal.

Në përmbajtje, fjalimi i Lai Ching-te është plot gënjeshtra dhe mashtrime. Ai u betua mbi “Kushtetutën e Republikës së Kinës”, e cila mishëron faktin se të dy brigjet e ngushticës i përkasin një Kine, por me goje predikoi “teorinë e dy shteteve”. Ky është mashtrimi i plotë!

Nën maskën e “paqes dhe begatisë së përbashkët”, Lai Ching-te tha se dy brigjet e ngushticës mund të rifillojnë shkëmbimet turistike dhe studentët e diplomuar mund të vijnë në Tajvan për studim. Por fakti që banorët, studentët e pjesës kontinentale të Kinës, s’mund të shkojnë në Tajvan për turizëm dhe studim, është shkaktuar nga autoriteti i Partisë Progresive Demokratike.

Tajvani është pjesë e Kinës, ndaj nuk ka vend thënia e bashkëpunimit “të dy palëve të barabarta”. Lai Ching-te nuk është i sinqertë në nxitjen e shkëmbimeve mes dy brigjeve. Ai dëshiron të përcaktojë Tajvanin dhe kontinentin si “dy vende” dhe “të realizojë pavarësinë e Tajvanit”.

Zhao Chunshan, profesor nderi i Institutit të Studimeve të Pjesës Kontinentale Kineze, në Universitetin Tamkang në Tajvan, tha se kurrë s’ka qenë kaq i frikësuar, gjatë 60 viteve të studimit të marrëdhënieve mes dy brigjeve.


Qyteti Tajpei, kryeqendër e Tajvanit (Foto:VCG)

Sipas sondazheve më të fundit të TVBS-it, 53% e banorëve të Tajvanit nuk kanë besim për autoritetin e ri të Partisë Progresive Demokratike(PPD) për të trajtuar siç duhet marrëdhënien e dy brigjeve.

Tajvani është Tajvani i Kinës dhe bashkëkombasit e të dy brigjeve i përkasin kombit kinez.

Për provokimin e “pavarësisë” të PPD-së me forcat e jashtme, pjesa kontinentale e Kinës është shprehur më parë: “Patjetër do të marrim masa ndëshkuese. Përndryshe, nëse Lai Qing-te, i cili ka harruar paraardhësit e tij, kryen veprime konkrete në politikë, ngushtica e Tajvanit do të zhytet në situatë lufte.”

Manovra e përbashkët e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze rreth ishullit të Tajvanit është një ndëshkim i vendosur për provokimin e Lai Qing-te. Është mbrojtja e paqes dhe stabilitetit të ngushticës së Tajvanit, si edhe e lumturisë së bashkëatdhetarëve të Tajvanit. (Xu Guang/Elona)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Ditës së Fitores

Në pritjen e organizuar nën kujdesin e ambasadorit turk në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Ditës së Fitores

Në pritjen e organizuar nën kujdesin e ambasadorit turk në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve…